E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreu i PS Rama Akuza e Berishes e turpshme

Kryetari i opozites Edi Rama reagoi pas kryeministrit Berisha ne mbledhjen e grupit demokrat. Rikthimin e kryeministrit tek teza se protestuesit u vrane me njeri tjetrin, kryetari i opozites e konsideroi te turpshme, duke shtuar se e njejta strategji per te fajesuar opoziten u perdor edhe me Gerdecin.

"Saliu, i pari i koalicionit të turpit, edhe sot vijoi të shfryjë balte e vrer mbi opoziten, prokurorinë dhe shtypin. Madje, shkoi aq larg sa jo vetëm iu rikthye akuzës kriminale të natës së parë se vrasjet e 21 janariti i bëri opozita, po dhe 26 të vrarët e Gërdecit, ia faturoi opozitës përmes njërit prej zëdhënësve të tij", tha Rama.

Kreu i opozites tha se qendrimet e kryeministrit, per te fajesuar opoziten dhe institucionet qe sjane nen kontrollit e bejne edhe me te drejte sipas tij kauzen e opozites per zgjidhje te re nepermjet zgjedhjeve te parakohshme.

"Ne nuk do të ndalemi në betejën tonë për liri dhe të drejta të panegociueshme. Nuk do të ndalemi në kërkesën tonë për largimin e koalicionit të turpit. Nuk do të ndalemi në përpjekjen tonë për drejtësi e zhvillim në këtë vend. Nuk do të ndalemi në rrugën tonë drejt një zgjidhje të re për Shqipërinë", vijoi kreu i PS.

Rovena Moçka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›