E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier autostrada e re permbyt tokat e fermereve

Komuna kerkon rishikim te urave banoret kercenojne me protesta

Ndertimi i autostrades Levan-Tepelene po nxjerr jashte funksionit rrjetin e sistemit kullues te tokave bujqesore per te gjithe fshatrat e Komunes Frakull. Me problematike situata paraqitet ne fshatrat Kafaraj Ade Kashisht dhe Sheqmuasala. Shqetesimi ngrihet nga banoret e kesaj zone te cilet ankohen se ndertimi i veprave te artit te autostrades mbi kuoten e kanalizimit te kullimit te tokave bujqesore ka cuar ne permbytjen e dhjetera hektare toke. Fermeret e zones se Frakulles ankohen se pervec permbytjeve te tokave u jane demtuar prodhimet bujqesore te kultivuara nga ata gjate sezoneve te fundit. Pasojat e demeve te shkaktuara te prodhimet bujqesore na kane prekur drejtperdrejt ekonomine tone. Tokat kane dale jashte perdorimit pasi kullimet e ujit jane bere mbi nivelin e tokave tona keshtu qe ato permbyten dhe jane te predispozuara te permbyten sa here bie shi ka thene Fadil Allaj nje prej banoreve te zones. Kryetari i keshillit te Komunes Frakull Dashamir Troka ka mbeshtetur kerkesen e fermereve per risistemim te sistemit kullues. Ne emer te komunes Troka ka kerkuar rishikimin e punimeve ne urat e autostrades te cilat jane te gjitha mbi kuoten e rrjetit kullues te tokave bujqesore te zones. Kanalet kulluese jane bllokuar dhe per shkak te tyre tokat jane permbytur. Kane pesuar deme te mbjellat. Tokat jane kthyer te papunueshme. Nuk mund te punohen as me vone jo me tani qe pretendohej te mbillej gruri. Edhe me vone as me bar nuk mund ti mbjellesh me demtimet qe pesoi toka. Kemi rene dakord qe si komune ne bashkepunim edhe me Keshillin e qarkut dhe prefekturen te bejme nje takim me perfaqesuesit e firmes kontraktuese ka thene perfaqesuesi i komunes. Nderkohe kanali kullues ne fshatin Qarr te Komunes Levan po kthehet ne nje shqetesim per qindra banore. Keta te fundit qe me nisjen e shirave te para te vjeshtes kane shprehur rrezikun qe i kanoset nga kanali kullues. Nderkohe qe shirat e javes se kaluar kane bere qe uji tu hyje brenda ne shtepi. Por jo vetem banesat por edhe te mbjellat si dhe kasollet e bagetive dhe rezervat e ushqimit per to u jane permbytur nga kanali qe e ka zgjeruar shtratin e tij deri te zona e banuar. Kemi vajtur edhe ne komune edhe ne prefekture. Madje edhe vjet kemi vajtur ne Komunen e Levanit dhe nuk kemi gjetur zgjidhje. Gjate gjithe dimrit jetojme nen uje. Ai na perfshin oborret qe te shirat e pare dhe derisa vjen pranvera ashtu jetojme. Rrime me cizme deri brenda ne korridoret e shtepise ka thene Oli Cuko banor i Qarrit. Banoret tregojne se dimrin e kaluar kryekomunari i Levanit Agim Qejvani ka premtuar se kur te vinin fondet ne majin e ketij viti do te nderhyhej me investime me qellim qe zona mos te njihte me permbytje. Por edhe ne dimrin e radhes jo vetem qe investimi nuk eshte kryer por demet e permbytjeve jane shtuar. Ndersa banoret apelojne per zgjidhje pohojne se shqetesimi i tyre mbeshtetet edhe nga kryetari i fshatit i cili eshte permbytur njesoj si ata. Me kete kanal kemi disa vjet qe vuajne gjithe dimrin por dy vitet e fundit eshte kthyer ne shqetesimin tone me te madh. Duhet nje zgjidhje e menjehershme pasi nuk mund te jetohet me afro 40 cm uje perdite ne oborr te shtepise ka thene Asqeri Take banor. Banoret tregojne edhe odisene e kerkimit te zgjidhjes. Ata thone se kane protestuar disa here. Fillimisht jane mbledhur ne fshat dhe kane kerkuar qe ti vizitonte kryetari i komunes. Me pas i jane drejtuar kesaj te fundit. Kane vijuar me reagimin e tyre te ashper ne keshillin e qarkut dhe ne prefekture per tiu rikthyer serish protestave dy javet e fundit. Por deri tani kane marre vetem premtime bosh. Edhe ne kete zone banoret fajesojne autostraden si shkaktare pasi punimet ne te kane bllokuar fillimin e kanalit qe nuk percon uje por e mban ne shtratin e tij. Kanali ne fjale mbledh ujerat e me teper se 10 fshatrave ndaj edhe nderhyrja ne te eshte emergjente. Banoret kercenojne se do ta cojne problemin ne rruge ligjore duke hedhur ne gjyq firmen qe po kryen punimet ne autostrade.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›