E Shtunë, 31 Tetor 2026

KLD, hetim pasurise se gjyqtareve

Keshilli i Larte i Drejtesise ka vene nen "hetim", pasurite e te gjithe gjyqtaret e Shqiperise, duke u kerkuar atyre deklarimin e pasurise deri ne fund te ketij muaji. Data 31 mars eshte dhe data e fundit per te cilen gjyqtaret duhet te deklarojne xhepat e tyre ne KLD, ose ne te kundert do te merren masa ndaj tyre. Kjo gje eshte bere e ditur gjate dites se djeshme ne nje konference shtypi nga ana e Drejtoreshes Juridike ne kete institucion, Ana Shkembi. Te gjithe gjyqtaret ne vend kane afat deri ne fund te ketij muaji per te deklaruar pasurite e tyre, ndersa pas dates 31 mars, KLD ne bashkepunim me Inspektoriatin e Larte te Deklarimit dhe kontrollit te Pasurive do filloje verifikimin e deklarimeve te ketyre pasurive.
Nderkaq qe pas dates 31 mars, qe eshte data e fundit e deklarimit, KLD-ja do te filloje verifikimin e deklarimeve te bera ne bashkepunim me Inspektoriatin e Larte te Deklarimit dhe kontrollit te Pasurive, si dhe agjenci te tjera qe do te ndihmojne per te hedhur drite mbi vertetesine e tyre. Nga ana tjeter, gjyqtareve u behet thirrje te plotesojne formularet e deklarimit te pasurive me pergjegjesi dhe transparence maksimale, si dhe t'i dorezojne ato brenda afatit te percaktuar, prane Keshillit te Larte te Drejtesise. Ne deklaraten e saj, Shkembi ka bere me dije se nje gje e tille behet "ne permbushje te detyrimit ligjor te percaktuar nga neni 16 germa "e" te ligjit "Per organizimin dhe funksionimin e Keshillit te Larte te Drejtesise" si edhe neneve 21 dhe 44 te rregullores "Per organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit te Keshillit te Larte te Drejtesise", Nderkohe qe nepermjet kesaj strategjie te re KLD vlereson se deklarimi i pasurive eshte mjeti me i mire ne nje proces te qarte ne luften kunder korrupsionit dhe nje nga menyrat per te orientuar nivelin e besimit te publikut tek gjyqesori.
"Keshilli i Larte i Drejtesise ne permbushje te detyrimit qe vjen nga ligji dhe aktet e tjera nenligjore, angazhohet per te ngritur mekanizmat e duhur per te garantuar realizimin e pergjegjesise se Inspektoratit prane Keshillit te Larte te Drejtesise, me qellim per te verifikuar vertetesine, rregullsine dhe te gjitha aspektet e procesit te deklarimit te pasurive nga gjyqtaret", - eshte shprehur Drejtoresha Juridike, ndersa ka theksuar se " Keshilli i Larte i Drejtesise do te filloje verifikimin e deklarimeve te pasurive te gjyqtareve menjehere pas perfundimit te afatit ligjor, date 31 Mars 2008". Me tej, ne deklarate thuhet se "deklarimi nga ana e trupes gjyqesore, vleresohet nga KLD si shprehje e transparences dhe pergjegjesise profesionale te funksionit te gjyqtarit, si perpara autoritetit te shtetit, ashtu dhe perpara komunitetit, ndaj te cileve, sistemi i drejtesise garanton zbatimin e ligjit".
"Pertej partneritetit me Inspektoratin e Larte te Deklarimit dhe te Kontrollit te Pasurive, KLD do te vleresoje edhe hapesira bashkepunimi me agjenci te tjera, per te verifikuar vertetesine e informacionit zyrtar te deklarimit te pasurive nga ana e gjyqtareve, duke pasur parasysh se angazhimi dhe llogaridhenia perpara ligjit, fillon nga zbatuesit e tij", ka vijuar deklarata e Shkembit. Ndersa ne perfundim eshte thene se, "Keshilli i Larte i Drejtesise e vlereson shume fazen e deklarimit te pasurive, si mundesia me e mire dhe e vetme per te verifikuar me transparence keto deklarime. Kjo kompetence ligjore e Keshillit te Larte te Drejtesise, e pa praktikuar me pare, do te sherbeje per te hedhur drite mbi vertetesine e deklarimeve, si dhe per te identifikuar cdo rast te papajtueshmerise se veprimtarise se gjyqtareve apo sjelljes se tyre me kerkesat e percaktuara ne ligj".

31 marsi eshte afati i fundit qe gjyqtaret duhet te kene plotesuar formularet rreth pasurive te tyre ose ne te kundert do te merren masa qe ka ne dore Keshilli i Larte i Drejtesise. Pas kesaj date do te fillojne dhe verifikimet e pasurive qe jane deklaruar nga gjyqataret
Pasurite
Pasurite e te gjithe gjyqtareve ne vend do te kalojne ne "skanerin" e Keshillit te Larte te Drejtesise. Nisma e ketij institucioni per nje strategji anti-korupsion do te nise ne fund te ketij muaji. Keshtu gjyqtaret kane kohe deri ne 31 mars per te paraqitur prane inspektoratit te KLD-se pasqyren e pasurive te tyre. Me pas do jene specialiste te ketij keshilli qe do te verifikojne vertetesine e tyre
Skaneri i KLD
Keshilli i Larte i Drejtesise fillon nisme me te re anti-korrupsion. Keshtu ne fund te muajit do te nise verifikimi i pasurive te gjyqtareve. Kesaj here vetedeklarimet e pasurive te gjyqtareve se bashku me burimet qe kane sjelle krijimin e tyre do te kalojne ne nje skaner te KLD. Gjithcka do te nis pas dorezimit deklarimeve per pronave nga ana e gjyqtareve. Inspektoriati i keshilli te larte te deklarimit te pasurive
Vetedeklarimet
Gjyqtaret ne te gjithe vendin kane afat deri ne daten 31 te ketij muaji te paraqesin prane Keshillit te Larte te Drejtesise deklaraten e tyre financiare. Ne kete dokument duhet te jene te pasqyruara me detaje te gjithe pasurit e paluajtshme te ardhurat madje dhe burime si eshte krijuar ky kapital. Keshilli i Larte i Drejtesise cileson fazen e deklarimit te pasurive si shume te rendesishme
Sondazhet
Sondazhet e fundit tregojne se opinioni publik ende percepton nje korrupsion te gjere ne sistemin e drejtesise, ku ne cdo nivel kerkohen pa ndrojtje ryshfete te majme. Sipas raportimeve me te fundit te organizates Transparency International, te bere te bere te ditur disa kohe me pare sistemi i drejtesise ne Shqiperi eshte nje nder me te korruptuarit, krahas shendetesise dhe tatimeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›