E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama takim me senatoren e Nju Jorkut

Mediat amerikane njoftojne se senatorja, Hillari, Klinton eshte mes kandidateve qe presidenti i zgjedhur Barak Obama po shqyrton per postin e Sekretarit te Shtetit. Sipas disa njoftimeve te reja, Obama eshte takuar te enjten ne Cikago me senatoren e Nju Jorkut. Zyrtare te Partise Demokrate kane lene te kuptohet se ish Zonja e Pare eshte ne listen e kandidateve te Obames per postin e shefit te diplomacise amerikane. Senatorja Klinton humbi ndaj Obames ne zgjedhjet paraprake presidenciale brenda demokrateve pas nje beteje te gjate dhe shpesh te ashper. E pyetur kohet e fundit nese do te donte te punonte ne administraten Obama, zonja Klinton tha se ishte e kenaqur me vendin e saj ne Senat por shtoi se do te donte te ishte nje "partnere e mire" e presidentit te ri. Persona te tjere qe mendohet se po shqyrtohen si kandidate per postin e Sekretarit te Shtetit jane senatori i shtetit Masacusets, Xhon Kerri, senatori republikan Cak Hejgell dhe guvernatori i Nju Meksikos, Bill Ricardson. Nderkohe, ekipi i Obames njoftoi se presidenti i zgjedhur do te takohet te henen ne Cikago me senatorin republikan Xhon Mekein, i cili humbi ndaj zotit Obama ne garen presidenciale.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›