"Refuzimi s'ndikon tek nderkombetaret"
Udheheqesit e institucioneve te Kosoves thane dje se refuzimi i planit 6-pikesh nuk do ta konfrontoje Prishtinen me bashkesine nderkombetare. Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu dhe Kryeministri Hashim Thaci, ritheksuan se nuk ekziston asnje mundesi qe Prishtina te pajtohet me kete plan. Pranimi i planit gjashtepikesh e cenon seriozisht integritetin e Kosoves, thone udheheqesit me te larte vendore, duke rikonfirmuar pozicionet e tyre kunder aprovimit te ketij plani. Pas takimeve te fundit qe kane zhvilluar me perfaqesuesit e vendeve te Kuint-it dhe BE-se, presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaci e kane perjashtuar cdo mundesi qe Kosova ta pranoje kete plan te OKB-se dhe Beogradit, te mbeshtetur edhe nga BE-ja, per shtrirjen e EULEX-it dhe per pezullimin e zbatimit te Kushtetutes se Kosoves neper vendbanimet serbe. "Eshte nje oferte apo nje projekt te cilin e kemi refuzuar si te tille, ne elemente substanciale qe jane te papranueshme per Kosoven. Deshire e jona eshte qe EULEX-i te shtrihet sa me shpejt ne Kosove dhe ne gjithe shtrirjen territoriale te Kosoves. Prandaj, ne nuk jemi ata qe ne nje forme apo forme tjeter mund te quhet se po e zvarrisim procesin, jo", tha Sejdiu. Nderkaq, kreu i ekzekutivit kosovar thote se refuzimi i planit gjashtepikesh eshte zgjidhje e vetme per Prishtinen, pasi qe pranimi i ketij plani, sipas tij, do ta cenonte integritetin e Kosoves. Thaci tha se institucionet nuk mund te pranojne nje plan te tille, i cili shkon drejtperdrejt ne dem te Kosoves dhe qytetareve te saj. "Mospranimi i gjashtepikeshit nuk nenkupton ndarje te territorit te Kosoves; ky eshte mashtrim. Perkundrazi, pranimi ne permbajtjen dhe formen aktuale nenkupton rrezik per te ardhmen e teresise territoriale te vendit tone. Ne do te marrim vendime qe jane plotesisht ne perputhshmeri me interesat jetike te shtetit dhe vullnetit te popullit te Kosoves", deklaroi Thaci. Ai rikujtoi se Prishtina e ka ftuar BE-ne ne disa raste edhe zyrtarisht qe ta shtrije misionin e vet ne Kosove.
Kreret kosovare takime te perditshme me nderkombetaret, por pa sukses
Presidenti dhe kryeministri i Kosoves, keto dite, kane zhvilluar nje seri takimesh me perfaqesuesit nderkombetare, por te cilat kane rezultuar pa ndonje perafrim qendrimesh lidhur me planin gjashtepikesh. Nderkohe qe nuk perjashtohet mundesia qe presioni diplomatik te rritet dhe diteve te ardhshme Kosoven ta vizitoje ndonje delegacion apo zyrtar i larte nga Brukseli, ne perpjekje qe te arrihet ndonje harmonizim i mundshem.