KLD inspekton Gjykaten e Tiranes. Spahiu Qytetaret zvarriten
TIRAN- Keshilli i Larte i Drejtesise ka zhvilluar nje inpsektim te befasishem ne Gjykaten e Tiranes. Ne krye te nje grupi prej 12 inspektoresh ka qene numri dy i KLD-se Kreshnik Spahiu i cili po monitoron kontrollin.
Sipas burimeve mesohet se ne site kontrolli eshte vene cdo salle gjykimi nderkohe qe Spahiu ka terhequr vemendjen duke u shprehur i shqetesuar per mungesen e rregullit.
Qytetaret zvarriten ne procese maratone nuk ka rregull disipline dhe solemnitet- mesohet te kete thene Spahiu duke shtuar se te gjitha verejtjet do ti dorezohen drejtesise.
Pak dite me pare ne KLD u perurua Qendra e re te Dokumentacionit. Duke folur ne ceremonine e perurimit te qendres kreu i shtetit njeheresh edhe kreu i Keshillit te Larte te Drejtesise ai tha se projekti ne fjale eshte shume i rendesishem dhe perben nje arritje ne fushen e drejtesise.
Me ane te kesaj qendre eshte bere hapi i pare i transparences per drejtesine. Vendimet e gjykatave nuk do te jene te mbyllura ne sirtare por edhe publike tha Topi duke kujtuar edhe njehere se drejtesia duhet te jete e pavarur dhe e pandikuar.
Ky projekt ne sherbim do tiu vleje institucioneve shqiptare per te pare te gjithe menyren e dhenies se vendimeve. Do tiu vlente shume politikaneve pasi fjalimet do ti bejne me te bazuara. Ky projekt i sherben te gjithe publikut tha ai.
Edhe nenkryetari i KLD-se Kreshnik Spahiu e ka cilesuar projektin si shume te rendesishem per transparencen e gjyqesorit ndaj qytetareve.
Projekti eshte shume i rendesishem. Ai ka si qellim rritjen e transparences ndaj publikut. Qendra do te mbledhe vendimet e gjykatave dhe do te verifikohet transparenca tha Spahiu.
Sipas tij Shqiperia nuk eshte ajo e viteve me pare ku dokumentacioni i gjykatave digjej duke humbur gjurmet per vendimet e marra. Sot Shqiperia sot ka nje sistem elektronik- tha ai duke kujtuar kohet e trazirave te 97-es kur shume prej arkivave ne gjykata u dogjen. Spahiu ka theksuar se drejtesia duhet te jete asnjanese ne gjykimet e saj.