E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca pse tani

Te mprehur dhe nevojtare si asnjehere tjeter per te levizur pa viza ne Evrope shqiptaret percollen parmbreme me gjak te ngrire disa pohime te sekretarit te shtetit per ceshtjet evropiane ne qeverine franceze Pjer Lulush i cili artikuloi papritur e pakujtuar medyshjet e qeverise se tij per te votuar heqjen e paralajmeruar e te kalendarizuar te vizave per Shqiperine dhe Bosnjen dy vendet e fundit ne Ballkan qe bashke me shtetin e ri te Kosoves nuk e kane fituar ende kete te drejte per shtetasit e tyre. Duke pare rrotullimin ne ekrane te fjaleve te zyrtarit francez ka mundesi qe shqiptaret te kene menduar thenien e vjeter te vjen nga nuk e pret.


Ka fryre gjithnje nje si ere e padukshme pengesash per Shqiperine. Nuk na ka bindur parakalimi i fqinjeve qe jane perfshire me vone se ne dhe mes dilemash te medha ne rrjedhat e integrimit evropian. E kemi kuptuar se nga ne kerkohet me shume se dikush mund te shtremberonte buzet edhe pasi te beheshim gati.


Por nuk e prisnim te ishte Franca. Nuk e prisnim nga Franca. Franca eshte atdheu i respektuar i diversiteteve. Franca ka sjelle Afrike me shume se cdo vend tjeter ne token e vet evropiane. Franca eshte i vetmi vend i madh evropian ku kryetari i shtetit Nikola Sarkozi ka lindur nga nje familje emigrantesh.


Na kishin thene se miqte me te medhenj qeveria e sotme e Shqiperise i ka ne qeverine e sotme te Parisit. Shqiperia edhe pse holle nga parate ka miratuar dergimin e nje force paqeruajtese ne ad per ti bere qejfin Frances dhe per te siguruar mbeshtetjen e saj per integrimin euroatlantik.


Pjer Lulush sillej dhe fliste ne Tirane tamam si njeri i shtepise kur erdhi per helikopteret qe Shqiperia do ti blinte Frances dhe per ceshtje te tjera te agjendes sone evropiane. Asnje re sado e vogel ne qiellin e marredhenieve franko-shqiptare. Asnje fije skepticizmi nga Franca.


Per te gjitha keto por edhe sepse jemi ende naive ne keto pune nuk e prinim nga Franca. Po pse Franca Pse tani Dhe deri ku mund te shkojne medyshjet e saj per levizjen e lire te qytetareve te mbetur ekstrakomunitare ne hapesiren Shengen


Jane pyetje qe ngrihen por nuk marrin pergjigje ne deklaratat e rrumbullakosura te sekretarit te shtetit Lulush. Ne nje ane duket qarte se Franca nuk e ka me Shqiperine dhe Bosnjen por me Bashkimin Evropian me vete politikat komunitare te liberalizmit te vizave. Qeveria franceze veren se BE i ka dhene e po i jep vizat me dore te lire per arsye politike si dhurata duke injoruar ceshtjet e sigurise.


Me gojen e sekretarit te shtetit per ceshtjet evropiane qeveria franceze pohon se BE eshte nxituar me vendet e Ballkanit qe moren vizat ne fillim te ketij viti. shte e pritshme qe nje vend themelues i Bashkimit Evropian te kujdeset me perparesi per kriteret e levizjes se lire dhe integrimit te vendeve kandidate


Por nga ana tjeter eshte shume e trishtueshme te shohesh nje France te penduar per vendime qe ajo dhe vendet e tjera anetare te BE-se i kane marre me vetedije dhe konform kritereve te Udherrefyesit per heqjen e vizave.


Pendimi i Frances nuk demton vendet qe e gezojne tashme levizjen e lire por do te demtonte eventualisht vendet qe presin ti marrin vizat sic eshte Shqiperia. Kjo nuk mund te mos jete lenduese per shqiptaret. Po te shtyhej serish levizja e lire e shqiptareve per kete shkak te gjithe kemi te drejte te bejme avokatin e djallit dhe te mendojme se kane luajtur me ne. Historia nuk na ka marre me te mire. Jemi mesuar me pengesa.


Por nuk do ta gelltisnim dot qe te behemi ne momentin e fundit dashi i kurbanit meqenese nje vend a nje tjeter ndryshuan mendje per kriteret e vizave.


Nuk mund te ndryshohen rregullat e lojes gjate lojes. Nuk mund te shpiket nje Udherrefyes i vecante per Shqiperine.
Ne France ka nje skepticizem te vecante ne lidhje me integrimin evropian. Kjo dihet. Politikanet atje nuk mund te mos i bejne llogarite me kete ndjenje.


shte e arsyeshme te mendohet se deklaratat e zotit Lulush reflektojne kete situate sikurse edhe fushaten e kushtueshme te koheve te fundit te qeverise franceze per riatdhesimin e romeve te ardhur ne France nga Rumania dhe ndonje vend tjeter ish-komunist qe ka fituar lirine e levizjes. Presidenti dhe qeveria franceze u vune ne qender te kritikave per kete veprim. Por nuk u terhoqen.


Madje duket qarte se ata jane tunduar ta shnderrojne ne argument pergjithesues kete historine me romet duke thene se BE e ka te lehte te hape driten jeshile per levizjen e lire por ajo nuk merr persiper menaxhimin e flukseve migratore qe prodhon liberalizimi. Kjo barre u bie qeverive gje qe eshte e vertete. Ky eshte nje argument qe meriton te shqyrtohet ne kuadrin e rregullimeve per perdorimin e drejte te levizjes se lire por nuk mund te perdoret per ata qe po presin tu hapet dera.


Ne qofte se ndokujt i shkon mendja te ndaloje shqiptaret per shkak te romeve e ka shume gabim. Shume shume gabim. Romet jane nje popull i gjithe vendeve ata e kane tradite te jene nomade kurse shqiptaret edhe pse e kane rrahur emigracionin keto 20 vite shume pak ne France jane shume te rrenjosur ne truallin e tyre.


Sekretari i shtetit francez i kushton vemendje edhe Shqiperise ne deklaratat e tij. Me pak fjale ai kerkon nga Shqiperia garanci por pa e zhvilluar kete kerkese. Garanci se nuk do te kete dyndje


Garanci se nuk do te jete Shqiperia e levizjes se lire nje vend i lehte per terroristet dhe trafikantet Garanci per dokumentet e identitetit Per cfare eshte fjala Kete rebus u rrek ta ndriconte kalimthi kryeministri Berisha ne mbledhjen e djeshme te qeverise. Sipas kryeministrit garancite qe kerkon Franca kane te bejne me luften kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar.


Keto kane qene dhe jane kerkesa te Udherrefyesit. Mos valle francezet nuk jane te bindur se keto kerkesa jane plotesuar Sido qe te jete puna nuk ka ndonje te keqe qe perseriten.


Lufta kunder ketyre fenomeneve do te vazhdoje edhe pasi te jemi bere anetare te BE-se. eshtja eshte a perfundojme ketu garancite qe kerkon Franca apo ka edhe te tjera. Mua do te me dukej e cuditshme qe nje vend mik te na ngrinte gjakun per dy kerkesa qe jane perfshire ne Udherrefyes dhe konsiderohen te plotesuara.


Por keshtu qofte. Sot Shqiperise do ti hiqen vizat ne Parlamentin Evropian Derisa te vije dita dhe ora kur qytetari i pare shqiptar do te kaloje pa vize traun e doganes ka ende rruge per te bere. Franca na kujton se gjate kesaj kohe nuk duhet vetem te festojme por kryesorja te mbajme syte hapur ndaj bishtave qe mund ti vihen liberalizmit te vizave per shqiptaret.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›