E Shtunë, 31 Tetor 2026

Demokracia ne shah

Me 10 shtator 2010 te pasionuarit pas shahut anembane paten rast te ndiqnin online nje loje te pazakonshme me nje ane lojtari me i forte sot ne bote 20-vjecari danez Magnus Carlsen me ane tjeter virtualisht bota mbare e udhezuar nga tre mjeshter te medhenj amerikani Hikaru Nakamura frengu Maxime Vachier-Lagrave dhe hungarezja Judit Polgar qe te tre pjese e elites shahistike nderkombetare.


Loja ishte organizuar keshtu Magnus Carlsen luante nga nje salle e Cooper Square Hotel ne New York i ulur i vetem ne nje tryeze me nje tabele shahu normale perpara. Pas cdo levizjeje te danezit qe luante me guret e bardhe tre mjeshtrit nga nje salle tjeter ia sugjeronin secili nga nje levizje botes ose publikut qe po e ndiqte lojen drejtperdrejt ne sajtin perkates.


Me pas publiku ftohej te votonte duke zgjedhur me shumice aritmetike nje nga tri levizjet e afishuara ne faqe dhe me ne fund levizja e votuar me shume se te tjerat ekzekutohej ne tryezen e Carlsen-it nga nje asistent cfaredo.


Danezit i ishte dhene 1 minute kohe per tu menduar per cdo levizje 1 minute u lejohej edhe tre mjeshterve per te sugjeruar levizjet e tyre ndersa publikut i lihej 1 minute e gjysme per te hedhur voten. Gjithashtu lojtareve u njihej e drejta per te kerkuar 3 zgjatje kohe prej dy minutash per levizje. Magnus Carlsen-i e fitoi lojen me lehtesi pas 43 levizjesh.


Ne pergjithesi ekspertet ishin te mendimit se bota luajti me keq jo vetem se kampioni danez por edhe se cdo te kishte luajtur me vete secili prej tre mjeshterve qe sugjeronin levizjet.


Nga ana tjeter pati sociologe dhe antropologe qe konfigurimin eksperimental te kesaj loje te pazakonshme dhe menyren e marrjes se vendimeve per levizjet me voten e shumices e pane si simulim te modelit demokratik te qeverisjes dhe pikerisht te demokracise perfaqesimtare.


Nje nga keta antropologe D. Pontikos i kushtoi me kete rast lojes ne blogun e vet analizen me titull Magnus Carlsen kunder botes ose mangesite e demokracise perfaqesimtare. Pontikos-i e pershkruan modelin keshtu


Carlsen-i eshte problemi ose kriza tre mjeshtrit Lagrave Nakamura dhe Polgar jane politikanet qe sugjerojne se cfare duhet bere publiku eshte masa e votuesve qe vendos per levizjen ose pergjigjen qe i duhet dhene problemit.


Sipas Pontikos-it loja provoi ne menyren e vet se 1 nje shume mendjesh mesatare nuk e krijon dot gjeniun dhe 2 masat nuk planifikojne dot me afat te gjate dhe nuk jane konsistente.


Autori veren edhe se ne situata te ngjashme me ato te nje loje shahu numri i mendjeve qe marrin vendime nuk luan ndonje rol sa kohe qe nuk ekziston asnje menyre per ti bere keto mendje te funksionojne se bashku per ti bashkerenduar ose per ti lidhur ne paralel - sic veprohet ndonjehere me kompjuteret.


Keshtu nese 100 1 000 ose 10 000 njerez hedhin voten e tyre kjo nuk ngre peshe ne cilesine ose frytshmerine e rezultatit.


Edhe vete perzgjedhja midis alternativave te ofruara vetvetiu inkonsistence me kalimin e kohes sepse asnje prej politikaneve qe sugjerojne levizje nuk lejohet ta coje planin e vet perpara sa kohe qe ekziston gjithnje mundesia qe masa e publikut te votoje heren e ardhshme per propozimin me terheqes te nje politikani tjeter.


Qe ketej Pontikos-i arrin ne perfundimin se ne demokraci eshte pothuajse e pamundur te evitohet mediokriteti ne pushtet madje edhe kur politikanet kane aftesi mbi mesataren sepse mediokriteti misherohet ne sistemin e qeverisjes vete aq me teper qe ne jeten reale politikanet nuk e kane zakonisht ekspertizen e tre mjeshterve te medhenj qe keshillonin publikun ne lojen kunder Carlsen-it.


Natyrisht kritika te tilla ndaj sistemit demokratik nuk kane munguar te pakten qe nga Platoni e ketej dhe njihet mire fabula e anijes ne det te kapur nga shtrengata ku vendimet se si do te lundrohet nuk i merr kapiteni por marinaret me shumice votash kjo anije nuk ka shume shans tu mbijetoje elementeve.


Nga kjo pikepamje nje loje shahu ndoshta mund te sherbente si model jo aq i sistemit vendimmarres demokratik ne rrethana normale paqeje sesa i situates ne nje fushe beteje ku gjeneralin nuk e zevendeson dot me nje komitet ose kolegjium as me vullnetin e publikut.


Prandaj cfare pergenjeshtrojne eksperimente te tilla si loja e mesiperme nuk eshte aq sistemi i demokracise perfaqesimtare sesa parimi i vjeter se populli ka gjithnje te drejte i ricikluar tani vone nga entuziastet e mendjes koshere the hive mind rrjetezimit neteorking dhe mencurise kolektive ne epoken e Internetit.


Me arsye mund te nxirret perfundimi se qe te funksionoje si duhet demokracia perfaqesimtare duhet ti njohe limitet e veta dhe ne rastin konkret te kuptoje se zgjidhja e ceshtjeve te nderlikuara u duhet besuar eksperteve.


Qe kjo nuk eshte thjesht ushtrim ose spekulim teorik e provojne debatet e fundit ne lidhje me drejtimet e zhvillimit ekonomik shfrytezimin e energjise berthamore dhe kundershtimin e ngrohjes globale te cilat kane te bejne me ceshtje te rendesise kritike per te gjithe ne por qe shumica prej nesh nuk i kupton dot mire. Metaforikisht pyetja mund te shtrohej keshtu a mund te luaje populli shah


Rezultati i lojes me siper dhe sidomos ecuria e saj tregon se populli shah mund te luaje por asnjehere mire madje edhe kur keshillohet dhe udhezohet nga ekspertet me te mire te fushes.


Mund te verehet ne rastin konkret se 1 ose 2 minuta kohe jane teper pak per masen votuese qe te kuptoje shpjegimet e mjeshterve se cfare po ndodh ne fushen e lojes dhe cfare pritet te ndodhe nese luhet keshtu ose ashtu dhe se ndoshta votimet do te kishin pasur rezultat tjeter sikur eksperteve tu ishte dhene me shume kohe per ti arsyetuar planet e tyre me hollesi.


Kjo kritike qendron madje perligjet edhe ne veprimtarine politike te perditshme por serish ngec ne mediokritetin e detyrueshem te mases e cila nuk arrin dot te planifikoje me afat te gjate nuk arrin dot jo vetem sepse parapelqen gratifikim te castit por edhe sepse intelektualisht nuk mundet.


Per shembull nje lojtar votues me inteligjence mesatare sado me vullnet te mire nuk eshte ne gjendje te krahasoje dy plane levizjesh te propozuara nga dy mjeshter te ndryshem shahu qe shtyhen deri ne 15-20 levizje perpara dhe te zgjedhe me te mirin prej ketyre dy planeve.


Nje situate hipotetike e posacme me lojen ne fjale do te perftohej sikur nje nga tre keshilltaret ne betejen kunder Carlsen-it te ishte bie fjala ish-kampioni i botes Gary Kasparov i cili tashme eshte terhequr nga aktivitetet agonistike por qe pergjithesisht e mbajne per shahistin me te forte te te gjitha koherave.


Ne ate situate hipotetike publiku do te prirej te votonte gjithnje per levizjen e sugjeruar nga Kasparovi jo sepse do ta gjykonte ate si me te mire se te tjerat por vetem ngaqe do te kishte me shume besim te Kasparovi dhe gjykimi i tij. Nakamura Vachier-Lagrave dhe Polgar jane te tre shahiste te nivelit shume te larte por askush prej tyre nuk i afrohet statusit dhe vecanerisht karizmes te nje ish-kampioni bote.


Madje edhe sikur Kasparovi te ishte jashte forme madje edhe me i dobet si shahist se tre mjeshtrit perseri fakti qe publiku do tia votonte levizjet me vijueshmeri do ti siguronte botes konsistencen ne loje ose vizionin ose planin afatgjate duke e bere te luaje me mire.


Qe ketej edhe nje mesim tjeter sado i terthorte per demokracine roli i prestigjit dhe i karizmes ne mirembajtjen e racionalitetit te qeverisjes. Bota humbi jo aq ngaqe Nakamura Vachier-Lagrave dhe Polgar sugjeruan levizje te keqija por kryesisht ngaqe askush prej ketyre nuk u la te ndiqte planin e vet.


Ne kete kuptim publiku votues mund te thuhet se i nderroi qeverite me shpesh se cduhet i bazuar nga nevojat dhe deshirat e castit.


Ketu vjen e pervijohet nje tjeter problem kronik per demokracine perfaqesimtare qe te vijne ne pushtet politikanet duhet te premtojne qe te rrine ne pushtet duhet ti mbajne premtimet njefaresoj.


Nje politikan qe kerkon te zbatoje bie fjala nje plan zhvillimi 30-vjecar i cili nuk jep rezultate te menjehershme nuk ka asnje shans te fitoje ndaj kundershtarit qe premton rezultate brenda pak muajve sepse publiku votues keto te fundit i kupton dhe i perfytyron me mire e me qarte se te tjerat.


Efektet ne thelb kunderprodhuese te politikave dhe te iluzioneve populiste i ilustron me se miri referendumi i vitit 1987 ne Itali per mbylljen e centraleve atomike ne vend promovuesit e te cilit u mbeshteten ne impaktin emocional te katastrofes se ernobylit.


Centralet atomike atje u mbyllen vertet disa prej tyre te sapondertuara por kjo vetem sa krijoi per Italine ne afat te mesem dobesi infrastrukturore serioze ne krahasim me vendet fqinje dhe sidomos nga pikepamja strategjike - sa kohe qe ai vend detyrohet tani te importoje nje pjese te mire te energjise nga vende politikisht te paqendrueshme ose ta prodhoje duke djegur nafte ose qymyr dhe nje pjese tjeter te konsiderueshme nga vende fqinje si Franca qe mbeshteten gjeresisht ne centralet atomike.


Si loje teresisht e mbeshtetur mbi arsyen shahu nuk ka shume gjera te perbashketa me jeten politike as me pjesemarrjen e publikut ne qeverisje drejtperdrejt ose me ndermjetesim por dinamika e perpjekjeve per te arritur qellime afatgjata hap pas hapi eshte e njejte ne te dy rastet.


E pare si eksperiment politologjik ndeshja e mesiperme midis Magnus Carlsen-it dhe botes mund te sherbeje per te kuptuar me mire mangesite kritike te sistemit demokratik nje loje ku te gjithe luajme e te gjithe duam te dalim te fituar.

Disa foto te eventit mund ti gjeni bashke me shkrimin ne Shekulli Online. Loja vete e komentuar gjendet ketu http//www.chessbase.com/news/2010/games/raw01.htm

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›