E Diel, 1 Nëntor 2026

KLD-ja shpall 24 vende bosh për gjyqtarë nëpër gjykata

Formulari dhe dokumentet që duhet të dorëzojnë kandidatët. Gjykatat ku janë hapur vendet bosh, në garë edhe për një post kryetari

Laureta Rryçi

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka shpallur rreth 24 vende bosh nëpër gjykata. Vendet bosh janë hapur në disa gjykata dhe pasi të kalohet procedura e parë e filtrimit të kandidatëve, do të jetë vetë Këshilli që do të bëjë përzgjedhjen e kandidatëve më të mirë. Midis vendeve bosh kësaj radhe garohet edhe për një post kryetari. Bëhet fjalë për postin e kryetarit të Gjykatës së Durrësit. Gazeta “Albania” sjell në numrin e sotëm vendet bosh sipas gjykatave dhe dokumentet që duhet të kenë kandidatët që dëshirojnë të aplikojnë për këto vende bosh. Burime pranë Këshillit shpjeguan se pritet të ketë një numër të madh kandidatësh për shkak se vendet bosh janë kryesisht në gjykatat më të mëdha të vendit.
Aplikimi
Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka publikuar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm që u duhet kandidatëve dhe procedurat që do të ndiqen për të mbërritur deri në fazën finale të përzgjedhjes. Bashkë me dokumentet, gjyqtarët që preferojnë këto vende pune duhet të plotësojnë gjithashtu edhe një formular. Për postin e gjyqtarit duhet të dorëzosh këto dokumente: kopje të diplomës së Fakultetit të Drejtësisë / Shkolla e Magjistraturës, kopje e listës së notave, certifikatë e gjendjes familjare, fotografi (format 9x12, 2 copë), si dhe dëshmi e gjendjes gjyqësore. Po kështu, gjyqtarët duhet të dorëzojnë edhe karakteristikë nga Shkolla e Magjistraturës, informacion nëse kanë marrë ndonjë masë disiplinore apo certifikata që flasin për pjesëmarrje në trajnime të ndryshme që kanë qenë të vlefshme për profesionin. Ndërsa për postin e vetëm vakant për kryetarin e Gjykatës së Durrësit duhen dokumente dhe kritere të tjera për kandidatët.
Prioriteti
Do të kenë përparësi ata gjyqtarë që do të kenë një vlerësim pozitiv për punën vjetore nga ana e kryetarit të gjykatës ku punojnë. Ndërkohë, të gjithë ata që kanë marrë masa ndëshkimore do të jenë në dizavantazh me kolegët e tyre për të njëjtin vend vakant. Në të njëjtën kohë, rëndësi ka koha kur është dhënë masa disiplinore. Do të ishte më mirë për kandidatët që të kishte kaluar periudhën 3–vjeçare, pasi ajo nuk mbetet më në fuqi, por fshihet nga dosja personale e gjyqtarit.

Vendet bosh

7 (shtatë) vende vakante për gjyqtarë në Gjykatën e Apelit, Tiranë;
3 (tre) vende vakante për gjyqtarë në Gjykatën e Apelit Durrës;
3 (tre) vende vakante për gjyqtar në Gjykatën e Apelit e Vlorë;
1 (një) vend vakant për gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës;
2 (dy) vende vakante për gjyqtarë në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë;
1 (një) vend vakant për gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër;
3 (tre) vende vakante për gjyqtarë në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës;
1 (një) vend vakant për gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë;
1 (një) vend vakant për gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë;
1 (një) vend vakant për gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Dokumentacioni i detyrueshëm
Çdo fashikull duhet të përmbajë detyrimisht:
Dekretin e Presidentit të Republikës ose ekstrakt nga akti i emërimit si gjyqtar
Kopje të diplomës së Fakultetit të Drejtësisë / Shkolla e Magjistraturës
Kopje të listës së notave
Certifikatë e gjendjes familjare
Fotografi (format 9x12, 2 copë)
Dëshmi e gjendjes gjyqësore
Karakteristikë nga Shkolla e Magjistraturës (vetëm për Magjistratët)
Vendime për transferim, dhënie funksione drejtuese, lirim nga detyra
Certifikata për pjesëmarrje në trajnime të organizuara nga Shkolla e Magjistraturës
Dokumente vërtetuese të titujve të studimit, të fituar pas emërimit në detyrë, gjatë kurseve të trajnimit, arsimimit nga veprimtari shkencore, mësimdhënieje dhe në përgjithësi çdo dokument tjetër lidhur me përgatitjen teknike dhe profesionale të gjyqtarit, mes të cilëve dhe dëshmitë për pjesëmarrje në vizita studimore të organizuara nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë
Vlerësimi vjetor i punës i bërë nga kryetari i gjykatës ku ushtron aktivitetin gjyqtari, dokument i cili duhet të dorëzohet në Këshillin e Lartë të Drejtësisë brenda muajit janar të vitit pasardhës
Të gjitha vlerësimet e aftësive profesionale dhe të çështjeve të etikës në vite
Vendime për masa disiplinore
Dokumente lidhur me gjendjen shëndetësore (invaliditeti ose sëmundjeje)
Akte të tjera të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, të Presidentit të Republikës, të Konferencës Gjyqësore Kombëtare dhe të zëvendëskryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë
Procesverbalet e kontrolleve të bëra nga Inspektorati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Vendi bosh për kryetar gjykate
1 (një) vend vakant për kryetar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës

Dokumentet
- Kërkesën, të shoqëruar me ndonjë dokument tjetër, që do të konsiderohet i nevojshëm nga kërkuesi, përveç atyre që përmban fashikulli personal i gjyqtarit.
- Program për drejtimin e gjykatës.
- Formularin personal të plotësuar në përputhje me Vendimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë Nr. 181, datë 27.09.2005 dhe të publikuar në faqen zyrtare elektronike të këtij institucioni.
- Autorizim nëpërmjet të cilit lejojnë përfaqësuesit e Këshillit të Lartë të Drejtësisë që të hetojnë dhe të mbledhin të dhëna dhe materiale rreth veprimtarisë së tyre, në përputhje me Nenin 7.5 me titull “Njoftimi i vendeve vakante dhe paraqitja e kërkesës”, të Vendimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë Nr. 227/2, datë 28.03.2008, “Për funksionin drejtues në gjykata”.
Procedura e konkurrimit për përzgjedhjen e kryetarit të gjykatës të rrethit gjyqësorë Durrës, do të vijojë sipas dispozitave respektive të parashikuara në legjislacionin dhe aktet nënligjore të kësaj fushe.

FORMULAR PERSONAL

Konkurruesit për plotësim vendi vakant për gjyqtar

Emri: ________________

Mbiemri: ________________

Datëlindja: ________________ (dita, muaji, viti)

Vendlindja: ________________

Vendbanimi: ________________ (adresa e saktë dhe e plotë,
Kontakti: tel/fax, e-mail)

Arsimi: ________________ (titulli i diplomimit; Universiteti dhe koha e diplomimit)

Mënyra e studimit: ________________

Nota mesatare: ______

Kualifikime: ________________

Gjuhët e huaja: ________________ (me ose pa dëshmi)

Punësimi/karriera: ________________ (që nga koha e diplomimit; përfshirë edhe punësime eventuale para diplomimit)

Masa disiplinore: ________________ (në qoftë se ka; lloji i masës dhe koha kur është dhënë)

Vlerësimi profesional: ________________ (sipas sistemit te vlerësimit)

Shënim: Ky formular duhet të plotësohet në të gjitha rubrikat dhe sipas renditjes, në këtë fletë ose edhe në një fletë tjetër.

21 Tetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›