E Diel, 1 Nëntor 2026

Nanev, ambasador i Shkupit në Prishtinë

Burime të gazetës "Lajm" brenda MPJ-së në Maqedoni, kanë pohuar se ambasador i ardhshëm i Maqedonisë në Kosovë do të jetë kryetari i deritanishëm i Komisionit për demarkacionin e kufirit, Todor Nanev. Sipas këtyre burimeve, ai me këtë vendim pritet të shpërblehet për çështjen konstruktive që ka mbajtur gjatë gjithë procesit të shënimit të vijës kufitare.

Emërimi i tij për ambasador pritet të bëhet në momentin kur dy ministrat e punëve të jashtme, Antonio Milloshovski i Maqedonisë dhe Skender Hyseni i Kosovës të takohen në mënyrë zyrtare për të verifikuar edhe një herë dokumentin për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me sy shteteve.

Mësohet se godina e ambasadës së Maqedonisë në Prishtinë do të jetë në vendin e deritanishëm ku ka qenë zyra për kontakt derisa të gjendet objekt i përshtatshëm për Ambasadë.

Shefi i kësaj zyre të Maqedonisë në Prishtinë, Stojan Karajanov është pohuar edhe më herët se nuk është i përshtatshëm për ambasador as për Maqedoninë, por as edhe për Kosovën, pasi nuk ka mbajtur qëndrime konstruktive në marrëdhëniet e deritanishme mes dy shteteve.

Emri i Nanenvit pritet t’i kumtohet presidentit Ivanov, i cili së shpejti do të dekretojë atë për ambasador në Prishtinë. Ndryshe, Nanev ka qenë njëri prej personave përgjegjës për shënimin fizik të vijës kufitare me Kosovën duke biseduar me të gjithë palet e përfshira në këtë proces. Maqedonia është bërë i vetmi shtet në rajon, i cili i ka të demarkuar të gjitha anët e kufijve me shtet fqinje.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›