E Diel, 1 Nëntor 2026

Ermonela Jaho, një "Flutur" shqiptare ne Filadelfia

Në sallën më të vjetër të Teatrit të Operës së Filadelfias, dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një nga më të dëgjuarat në botë, është shfaqur me sukses të jashtëzakonshëm Opera “Madam Butterfly” e Xhiakomo Puçinit. “Madam Butterfly” ka pushtuar skenat më të mëdha në botë që kur u shfaq për herë të parë në vitin 1904, nën regjinë e Cinthia Stoke dhe dirigjentit të madh italian Corrado Rovaris, me një nga trupat më të zgjedhura operistike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ngjarje të tilla artistike konsiderohen të rëndësishme nëpër qytete të mëdha siç është Filadelfia, e njohur për Orkestrën e saj Filarmonike dhe jetën intensive muzikore klasike. Lajmi për këtë shfaqje, bëhet i rëndësishëm për shqiptarët, në momentin që në rolin kryesor interpreton një nga yjet e muzikës operistike botërore si sopranoja Ermonela Jaho, tashmë e njohur për debutimet e saj të famshme në operën Metropolitane të Nju-Jorkut, atë Mbretërore të Londrës, të Berlinit, Parisit, Lionit, Romës e sa të tjera.

Gazetat më të mëdha të qytetit dhe televizioni lokal në edicionet e kulturës i kushtuan vend të veçantë kësaj shfaqje mahnitëse.

Të gjitha gazetat e Filadelfias shkruanin këto ditë se: "Sopranoja shqiptare Ermonela Jaho ka qenë në këtë natë në sallën më të vjetër të Teatrit të Operas së Filadelfias, një nga më të dëgjuarat në botë, është shfaqur me sukses të jashtëzakonshëm Opera “Madame Butterfly” e Xhakomo Puçinit. Sopranoja Ermonela Jaho ishte mbrëmë një "flutur" e vërtetë, teksa ajo me interpretimin e saj plot pasion e emocione, me sjelljen e saj në skenë që bie në pasionin e shfrenuar, në përmbajtje me zë, ka udhëhequr në këtë natë magjike e me plot emocione një arkitekturë fluturuese. Drejtori i Institutit Kombëtar të Diasporës, Flamur Gashi është shprehur se “Personaliteti i artistes tonë të madhe është i përbërë sa nga dashuria për artin e skenën, aq edhe nga dashuria për vendin dhe njerëzit e saj”. Ajo është një pjesëmarrëse aktive në jetën e komunitetit shqiptaro-amerikan në Nju-Jork dhe një mikeshë e afërt e artistëve të tjerë që performojnë në Metropolin e Madh të Artit në Nju-Jork, të drejtuar nga artisti i njohur shqiptar Fadil Berisha. Shfaqjen e ndoqën edhe një grup shqiptarësh me banim në Filadelfia, të cilët e mbushën skenën me lule, ndërkohë që duartrokitjet nuk kishin të reshtur. Organizatorët bënë të ditur se interesi i shqiptarëve që jetojnë e punojnë në Filadelfia ishte kaq i madh për këtë opera, sa një pjesë e tyre i kanë ndjekur edhe provat para shfaqjes. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›