E Shtunë, 31 Tetor 2026

KLD, kerkon mase disiplinore per Manjola Bejlerin

TIRANE - Kryetarja e Shoqates se Gjyqtareve, Manjola Bejleri eshte gjetur me shkelje gjate gjykimit te dosjeve te saj. Dje zevendeskryetari i KLD-se, Kreshnik Spahiu i ka derguar nje relacion ministrit te Drejtesise, Enkelejd Alibeaj, si dhe te gjitha provat perkatese per te gjykuar per procedim disiplinor gjyqtaren Manjola Bejleri. Sipas burimeve nga Keshilli i Larte i Drejtesise, ndaj gjyqtares njekohesisht dhe kryetarja e Shoqates se Gjyqtareve, eshte kryer nje inspektim nga Inspektorati i KLD-se disa dite me pare. Nga inspektimi ka rezultuar se per disa muaj me radhe, padite civile "flinin" ne sirtarin e gjyqtares, pa u shqyrtuar.

Inspektimi

Ne saje te ketij inspektimi ka rezultuar se gjyqtarja ka kryer disa shkelje. Nje prej tyre e vena ne dukje ne shkresen e derguar Ministrise ishte dhe nje padi e televizionit "Top-Channel" ndaj Ministrise se Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes. Padia mesohet se ka si objekt te saj "detyrimin e pales se paditur te zbatoje kontratat respektove te qirase...etj". Nga verifikimi i kryer nga inspektorati i KLD-se se padia civile ishte hedhur ne shortin elektronik ne daten 7 qershor te vitit 2007 dhe deri me daten 2 nentor te vitit 2007, nuk ishte vene ne levizje per t'u gjykuar nga ana e kesaj gjyqtareje.

Kerkesa

Per kete arsye Keshilli i Larte i Drejtesise bazuar ne ligjin numer 8811, te dates 17.05.2001, "Per organizimin dhe funksionimin e Keshillit te Larte te Drejtesise", neni 16, pika 1, germa c, KLD-ja i ka derguar dje Ministrit relacionin perkates dhe te gjitha provat. Ne fund zevendes kryetari Kreshnik Spahiu i kerkon Ministrit te Drejtesise Enkelejd Alibeaj, per te vleresuar mbi procedimin disiplinor ndaj gjyqtares Manjola Bejleri, gjyqtare ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Tirane. Po ashtu mesohet se do te jete Inspektorati i Ministrise se Drejtesise, qe do te kryeje te gjitha verifikimet perkatese, ne lidhje me kete ceshtje. Ndersa ne fund, ministri Alibeaj do te vendose nese do t'i drejtohet KLD-se per mase disiplinore, ndaj gjyqtares Manjola Bejleri apo jo.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›