Nje forum per integrimin e emigranteve
Kristof Pressl & Anxhelina Verbica
Bashkimi Evropian synon te mbeshtese integrimin e emigranteve. Per kete arsye ai ka hapur nje faqe interneti dhe ka krijuar nje forum te ri. Ne faqen e internetit (www.integration.eu) mund te prezantohen nder te tjera, koncepte te suksesshme projektesh integruese si dhe pasqyra e situates ne vendet e vecanta. Ne forumin e integrimit mund te komunikojne dhe te kembehen me njeri-tjetrin institucionet e BE-se dhe organizatat e shoqerise civile. Forumi i ri i integrimit u mblodh keto dite per here te pare ne Bruksel. Por koherat per emigrantet jane te veshtira: Ne krizen ekonomike shume shtete kursejne p.sh. ne kurset e gjuhes.
Kriza ekonomike ne BE ka mberritur tek emigrantet. Qofshin vjeles luleshtrydhesh ne Spanje, apo punetore ndertimi ne Britanine e Madhe - konjunktura po bie, papunesia po rritet, tani spanjollet mbledhin vete luleshtrydhet dhe nevoje per fuqi punetore ne ndertimtari, nuk ka. "Shifra me te vertete te sakta nuk ka, por ka tendenca fare te qarta. Dyndja p.sh. nga rajonet e Afrikes se Veriut per ne Spanje shpjegohet me ate, qe ka pasur nje kerkese te madhe ne sektorin e rrogave te uleta", - thote Mekonnen Meshgena i fondacionit Heinrich-Bell, qe financohet nga Partia e Te gjelberve. Meshgena eshte ekspert per migracionin dhe eshte anetar i forumit te BE-se per Integrimin. Ketu takohen eksperte nga Komisioni Evropian dhe OJQ-te. Kjo eshte mbledhja e pare zyrtare e forumit.
Koherat nuk kane si behen me te keqija. Sepse jo vetem tregjet e punes jane ne veshtiresi, edhe buxhetet shteterore. Ne disa vende anetare autoritetet shkurtojne kurset gratis te gjuhes, ankohen punonjesit e organizatave humanitare. Dhe toni kunder te ardhurve ashpersohet. Conny Reuter, president i "Social Platform", nje lidhje e organizatave te shumta te ndihmes si Caritas apo Diakonie: "Cfare presim ne nga ky forum? Shume, por jo teper shume. Ajo qe ne presim eshte ne radhe te pare, qe te kemi me ne fund nje forum per Migracionin dhe integrimin. Te kemi forumin, ku te mblidhen organizatat shoqerore civile, emigrantet dhe organizatat e emigranteve plus institucionet, dhe te zhvillojne nje dialog me te vertete te sinqerte per politiken evropiane te integrimit. Sepse dilema, ne te cilen ndodhemi eshte, se integrimi dhe migrimi shihen me pare ne rrafshin nacional dhe secili vend perpiqet, te gjeje zgjidhjen e vet".
Te 27 vendet anetare te BE-se vendosin vete, se kush lejohet te qendroje ne vendin e tyre dhe kush jo, se kur dhe nese lejohen te punojne azilantet etj. Bashkepunimi kufizohet ne agjencine Frontex per sigurimin e kufijve, kembimin e pervojes dhe ne deshiren e shprehur disa here, qe ta zgjidhim se bashku problemin e refugjateve ne Mesdhe.
Por tani edhe OJQ-te duhet te japin kontributin e tyre. Ato interesohen per nje integrim te shpejte ekonomik. Integrimi dhe puna shkojne bashke, thote Mekonnen Meshgena i fondacionit Bell. Ne kohe te veshtira ekonomike sektori i rrogave te uleta eshte vecanerisht i prekur - dhe ne kete menyre emigrantet. Por ate e zemeron fakti, qe brezi i dyte apo i trete i te ardhurve vazhdon te vuaje nga krizat, sepse ato bejne me shume pune te rendomta: "Per shembull, po te shohim SHBA-te eshte e zakonshme qe shumica e te sapoardhurve, apo emigranteve te punojne ne sektorin e rrogave te uleta. Por femijet e tyre e arrijne kercimin ne shtresen e mesme".