Tirane, bashkia rrit taksen e gjelberimit 55 %
Taksa e gjelberimit eshte rritur nga Keshilli Bashkiak per 2009 dhe 2010 me 55 per qind per familjaret dhe po ne kete mase dhe me shume, per kategori te ndryshme te biznesit. Tarifat jane te publikuara ne faqen zyrtare te bashkise ne internet. Duke iu referuar vendimit te Keshillit Bashkiak, taksa e gjelberimit eshte rritur me shume se ajo e pastrimit. Me kete rritje te taksave Keshilli Bashkiak i Tiranes duket se, ka shkelur rende ligjin per tarifat vendore te miratuar ne kuvend ku pushtetit lokal nuk i lejohet te rrise taksat dhe tarifat me shume se 30 per qind nga sa percaktohen nga Kuvendi. Per me teper qytetaret jane te kushtezuar te paguajne detyrimet ne momentin qe marrin certifikaten. Taksa e gjelber, rezulton se eshte katerfishuar ne raport me vitin 2006. Taulant Bine keshilltar i Partise Demokratike ne Keshillin Bashkiak tha se, ka katerfishim te takses per perpunim dhe prodhim te produkteve farmaceutike, e per pasoje qytetaret e Tiranes, sidomos prinderit e te moshuarit, duhet te paguajne me shume per ilacet. Gjithashtu ka katerfishim te takses per industrite ricikluese. Ka katerfishim e pesefishim te "takses se gjelber" per baret, restorantet, hotelet dhe veprimtarite e tjera te biznesit te vogel qe nga viti 2006. E konceptuar fillimisht si nje takse e perkohshme dhe brenda tagrit te bashkise se Tiranes sot taksa e gjelber, eshte shnderruar padrejtesisht ne takse te perhershme ne kundershtim me kuadrin ligjor te vendit. Keshtu sipas vendimit te Keshillit Bashkiak te Tiranes, masa e takses se gjelber eshte teper e larte dhe ne raport me vete taksat e biznesit te vogel. Ne disa raste kjo takse e ashtuquajtur e perkohshme eshte 3-4 here me e larte se, vete taksa e biznesit te vogel. Vetem ne vitin 2008, nga taksa e gjelber jane grumbulluar 230 milione leke apo 2 milione euro. Nga ana tjeter raporti i siperfaqes se gjelber ne Tirane mbetet 3.1 meter katror per fryme, e njejte me vitin 2001 dhe njekohesisht shifra me e ulet per kryeqytetet evropiane.
Nga 2006 taksa e gjelberimit per disa biznese eshte rritur 5 here
Taksa e gjelberimit qe nga viti 2006 per kategori te ndryshme te biznesit eshte rritur me 400 per qind. Taksat e llogjikuara nga Drejtoria Ekonomike ne Bashkine e Tiranes dhe qe jane miratuar nga Keshilli Bashkiak jane pesefishuar ne disa raste, por nuk ka ndodhur ne te njejten menyre me hapesirat e gjelberta ne kryeqytet. Edhe me nismen me te fundit, nje qytetar nje peme, jane angazhuar biznese qe kane bere mbjelljen e pemeve me fondet e veta, ndersa hapesirat boshe ne lagjet e Tiranes, jane me shume te betonuara ose me mungese totale infrastrukture se sa te gjelberuara.
Biznes, taksa e gjelber me shume se tatimet
Nje biznes i vogel paguan tatime per aktivitetin e prodhim, perpunim, produktesh farmaceutike 23 mije leke te reja ndersa vetem si takse gjelberimi, 100 mije leke te reja. Kjo menyre e rritjes se taksave nga bashkia e Tiranes dhe disa te tjera ne qarqe te ndryshme qe kane ndjekur shembullin e saj, e kane detyruar qeverine qe te nderhyje me nje ligj te posacem, qe do te miratohet shume shpejt ne Kuvend. Kufizimi i pushtetit lokal per te mos rritur taksat dhe tarifat me shume se, sa 10 per qind nga percaktimi ligjor eshte miratuar nga Komisioni parlamentar i Ekonomise dhe Financave, i cili synon shmangien e abuzimeve ndaj biznesit te vogel.. Ne baze te projektit bashkite dhe komunat nuk mund te ulin me shume se 30 % taksat ndaj biznesit, por as t'i rritin ato me shume se 10 %. Ligji i meparshem parashikonte qe bashkite dhe komunat te mund te ulnin deri ne 30 % taksat ndaj biznesit. Po keshtu, pushteti vendor kishte te drejte t'i rriste taksat ndaj ketij biznesi deri ne 30 %. Gjithashtu p/ligji parashikon edhe krijimin e nje Task-Force te vecante, i cili do te shqyrtoje me perparesi cdo ankese te biznesit te vogel. Biznesi i vogel eshte konsideruar sektori me i fuqishem i ekonomise. Pavaresisht se kontributi i tij ne buxhetin publik eshte pakrahasimisht me i vogel se biznesi i madh, biznesi i vogel eshte gjeneratori i punesimi ne vend. Ne kete biznes jane te punesuar rreth 200 mije persona. Taksa e biznesit te vogel u transferua teresisht nje vit me pare, ne perputhje me konceptin e decentralizimit, ne bashki e komuna.