E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova, infrastruktura dhe BE-ja

Edona Peci

Problemet politike ne relacionin Kosove-Bashkim Evropian, e qe kane te bejne me mosnjohjen e shtetit te Kosoves nga 5 prej gjithsejte 27 vendet anetare te ketij mekanizmi, sipas eksperteve dhe analisteve politike ne Prishtine, nuk jane problemi i vetem, i cili veshtireson rrugen e Kosoves drejt integrimit ne BE. Perfaqesuesi i Institutit per Studime te Avancuara GAP, Shpend Ahmeti, thote se problemet ne sektorin e energjise elektrike, si dhe probleme te tjera infrastrukturore mund te vene dyshime te Bashkimi Evropian per seriozitetin e institucioneve kosovare ne implementimin e mjeteve te dhuruara nga ky mekanizem, e te cilat, sipas tij, kapin shifren prej rreth 10 miliarde eurosh vetem ne fushen e energjetikes ne Kosove. "Ne ne Kosove qe 10 vjet i kemi problemet e njejta. Kritikat qe i kemi marre nga Bashkimi Evropian edhe vjet ne Konferencen e Donatoreve, ishin ato qe i kemi marre ne vitin 2002-2003 - pra, qe kemi problem me sektorin e energjise, me mospagese te rrymes, me mosinvestime", tha Ahmeti.

Ndonese permiresimi i kushteve infrastrukturore, ne kuptimin klasik, nuk permendet si kusht per integrimin e shteteve te caktuara ne BE, angazhimi ne kete drejtim, sipas eksperteve per ceshtje te integrimeve evropiane, eshte parakusht per permiresimin e zhvillimit ekonomik. Eksperti Shenoll Muharremi thote se Qeveria kosovare ka plane adekuate ne lidhje me integrimin ne Bashkimin Evropian, porse, sic thekson ai, keto plane duhet patjeter dhe te implemetohen e jo te figurojne vetem si dokumente. "Kapacitetet implemenuese te administrates, si duket, nuk jane ne nivel dhe na ka ndodhur shume vite ku nuk kemi keto plane te veprimit, por zbatimi i tyre eshte jashtezakonisht minimal. Andaj, ne duhet te koncentrohemi qe te krijojme kapacitete implementuese. Ceshtja e reformes se administrates publike eshte shume e nderlidhur me kete, sepse neve na nevojitet nje administrate publike qe eshte e gatshme per t'i implementuar veprimet qe dalin nga keto ceshtje", theksoi Muharremi.

Qytetaret e Kosoves, nderkaq, i quajne joreale deklaratat e udheheqesve politike te Kosoves, sipas te cilave, integrimi i Kosoves ne BE do te ndodhe ne te ardhmen e afert. Nje qytetar nga Prishtina, Bashkim Bucolli, shprehet i pakenaqur me punen e deritanishme te institucioneve kosovare ne fushen e infrastruktures rrugore, te energjetikes dhe te tjera. "Une kam jetuar nje kohe jashte vendit, por nese e krahasojme Evropen me Kosoven, atehere duhet te them se jemi larg. Eshte shume e veshtire te afrohemi aty ku duhet. Kjo shkon nje kohe te gjate dhe kerkon pune", tha ai.

Keshtu mendon dhe Hysni Drenica, i cili thote se ne praktike nuk po shihet asgje nga puna eventuale e institucioneve kosovare ne drejtim te permbushjes se standardeve evropiane. "Ndoshta jane duke punuar teper, por neve nuk po na duket dhe aq, pavaresisht se cila qeveri eshte. Une jam nje person qe e paguaj rregullisht rrymen dhe nuk kam rryme. Pse?! Pse me duhet te bie viktime e nje personi tjeter ose e menaxhimit te dobet?", thote ai.

Bashkimi Evropian u parashtron vendeve qe synojne te integrohen ne BE disa kushte, qe ne vija te trasha permblidhen ne tri shtylla: perafrimi i legjislacionit - proces i cili njihet me termin Aquis Communautarie, pastaj politika e perbashket dhe e jashtme e sigurise, si dhe bashkepunimi gjyqesor dhe policor.

Mirepo, analisti Shpend Ahmeti vlereson se Kosova nuk duhet te punoje ne drejtim te integrimit ne BE si cak, por permiresimi i fushave te caktuara duhet te behet per te permiresuar standardin jetesor ne vend. "Ne duhet te punojme ne ato standarde. Nuk eshte qe keto i perjashtojne punet tjera, sepse puna per arritjen e standardeve per Bashkimin Evropian eshte nje pune per permiresimin e jetes se qytetarit ne Kosove",vleresoi Ahmeti.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›