E Diel, 1 Nëntor 2026

Varferia ne fshatra, ka rene me rreth 47%

Ulja e vazhdueshme e varferise eshte shoqeruar me ngushtim edhe per sa i perket

varferise rajonale. Ndryshimet ne normat e varferise midis rajoneve te percaktuar jane ngushtuar ne krahasim me vitin 2005, me perjashtim te zonave te rajonit malor, thuhet ne studim. Per shembull, ne zonat e rajonit qendror, te cilat shfaqin uljen me te madhe te varferise, 10.0% e popullsise eshte varfer ne krahasim me 21.2% ne vitin 2005. Zonat e rajonit bregdetar gjithashtu kane perjetuar nje renie te konsiderueshme ne varferi. Krahasuar me vitin 2005, perqindja e popullsise te varfer eshte ulur nga 16.2% ne 2005 ne 13.0% ne 2008. Ndryshe nga zonat qendrore dhe bregdetare, zonat malore kane mbetur prapa, duke zgjeruar e distancen me zonat e tjera. Tirana gjithashtu, megjithese shfaq nivelin me te ulet te varferise, nuk ka pasur reduktim te metejshem ne krahasim me 2005. Perqindja e te varferve ne zonat malore ka nje pervoje te paperfillshme ndryshuar nga 25,6% ne 2005 ne 26.6% ne 2008. Brenda rajonit malor, problemi shfaqet ne zonat rurale. Varferia rurale ne te gjitha rajonet e tjera kane perjetuar nje renie te ndjeshme ne vitin 2008, megjithate ne rajonin malor, varferia rurale ka qendruar pothuajse e njejte. Me konkretisht, ndersa ne rajonet rurale shkalla e varferise ishte 67% me e larte se niveli kombetar i zonave rurale ne vitin 2002, dhe vetem 14% me e larte ne vitin 2005, tani eshte 114,5% me e larte. Nga ana tjeter, norma e varferise rurale per cdo rajon tjeter ne 2008 jane nen nivelin e varferise kombetare rurale qe variojne nga 4.8% me pak ne 13.7% me shume. Kjo tregon nje renie te konsiderueshme ne krahasim me 2005 dhe sidomos me 2002 kur kishte nje shtrirje me te gjere Ulja e ndjeshme e varferise midis rajoneve u shoqerua me nje renie me te shpejte te shkalles se varferise rurale. Studimi tregon se varferia rurale ka rene me rreth 47% dhe varferia urbane u ul me 1.2%. Ne kete menyre, ndersa shkalla e varferise ne zonat rurale pesoi renie nga 24.2% ne 2005 ne 14.6% ne 2008, linja e varferise ne zonat urbane ra nga 11.2% ne 10.1%. Per me teper, edhe brenda zonave rurale, shkalla e reduktimit te varferise eshte dukshem me e larte ne Rajonin Qendror krahasuar me zonat rurale te rajoneve te tjera. Perkunder nje reduktimi te ndjeshem te varferise ne zonat rurale ne pergjithesi, te varfrit jane ende te perqendruar ne zonat rurale te rajonit malor. Treguesit e tjere te varferise ne zonat rurale, tregojne gjithashtu nje renie me te madhe.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›