E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buxheti 2012, Komisioni i Ligjeve e miraton në parim

TIRANE-Komisioni i Ligjeve ka miratuar në parim vetëm me votat e mazhorances buxhetin e shtetit për vitin 2012.
Mbledhja që nisi sot paradite është karakterizuar nga debate mes antarëve të mazhorancës dhe opozitës.
Këta të fundit e kanë cilësuar të dështuar buxhetin për vitin qe vjen. Deputeti socialist Bashkim Fino deklaroi se të ardhurat për pushtetin vendor në buxhet janë më të ulëta se një vit më parë.
Ndërkaq Pandeli Majko gjatë fjalën se tij ka vënë theksin të borxhi publik. Drejtoresha e buxhetit në Ministrinë e Financave Mimoza Dhëmbi ka deklaruar shifrën 5.5 miliarde Euro.

Ndërkaq në Komisionin e Ekonomisë mbledhja për shqyrtimin e buxhetit është shtyrë për pasdite pasi deputetja e PS, Mimi Kodheli ka deklaruar se debati për buxhetin duhet bërë në nivel politik, fillimisht e më pas në nivel teknik.

Kodheli kërkoi që i pranishëm të jetë dhe Ministri i Financave Ridvan Bode dhe prezantimi mos të bëhet vetëm në nivel drejtorash.

Pas diskutimit e miratimit në komisionet e caktuara në Kuvend, Buxheti i vitit 2012, që do i shkojë për miratim Parlamentit. Sipas qeverisë “ky është buxheti më i madh në historinë e vendit. Buxheti i viti 2012 është hartuar nga ministria e Financave, bazuar në objektivat e garantimit të stabilitetit makro ekonomik. Qeveria zotohet se nuk ka dhe nuk mund të ketë rritje të borxhit, por vetëm ulje të tij, nuk ka rritje të defiçitit buxhetor, por vetëm ulje të tij. Ndërkohë buxheti sipas qeverisë parashikon si objekt madhor rritjen e pagave dhe pensioneve.

(da.bo/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›