Të afërmit e viktimave të Otrantos lajmërojnë protestë
Familjarë e viktimave të tragjedisë së Otrantos, në kujtim të ditës së sjelljes së trupave të viktimave të tragjedisë,14 nëntor, kanë riapeluar dje për vendosjen e drejtësisë për këtë çështje. Në një betejë të gjatë dhe të dhimbshme, për atë që ata e quajnë vënien në vend të drejtësisë, familjarët u kanë bërë thirrje edhe qytetarëve të Vlorës të japin mbështetje duke u bashkuar në një tubim para konsullatës italiane ditën e hënë. Familjarët kanë bërë thirrje nëpërmjet një konference për shtyp. Kryetarja e shoqatës, Pushime Çala teksa renditi arsyet pse apelojnë para konsullatës, i rikujtoi shtetit italian se "ata nuk mbytën vetëm 81 viktima, por vranë edhe familjarët e tyre. Nuk do të ndërpresim përpjekjet tona deri sa çdo familjar, çdo viktimë dhe të afërm të shpërblehen të barabartë, atëherë ne jo se do harrojmë dhimbjen, por do të qetësojmë shpirtrat tanë. Stresi për këtë çështje na ka mbytur, sidomos për mungesën e drejtësisë". Duke sjellë në vëmendje ato ditë të trishta të fundmarsit të ‘97-ës, ka apeluar edhe një 80-vjeçar, i cili humbi në këtë tragjedi dy vajzat e tij. Tragjedia e Otrantos është ndër më të rëndët incident për shqiptarët, ndodhur në ujërat e Jonit,