Kweku Adoboli para gjykatës
Adoboli do te qëndrojë ne qeli deri ne seancën e tij te pare dëgjimore, qe do te mbahet me 22 shtator. Sipas akuzave zyrtare te ngritura ndaj tij, transaksioni i paautorizuar i cili i ka shkaktuar bankës humbje ne shumën e 2 miliard dollarëve, ka nisur qe ne tetor te vitit 2009 e ka vazhduar deri ne shtator te këtij viti, shume kjo e cila është shpenzuar ne po te njëjtën periudhe kohore. Banka UBS pritet qe te hënën te siguroje me shume detaje. Sipas saj, Adoboli, fillimisht kishte punuar ne zyrat e bankiereve e me pas u be dhe vete një i tille. Ne këtë mënyrë ai mësoi edhe sesi te menaxhonte krimin financiar për një kohe kaq te gjate. Tashme ne loje ka hyre edhe Autoriteti i Shërbimeve Financiare dhe rregullatori financiar zviceran, te cilët po investigojne faktin se perse banka nuk ka mundur te zbuloje gjë. Pas mashtrimit 2 miliard dollarë, një tjetër rrezik i shtohet tashme bankës UBS. Agjencitë ndërkombëtare Moody’s dhe Standart and Poor’s po shqyrtojnë normën e vlerësimit për bankën zvicerane, duke u fokusuar tek keqmenaxhimi i saj. Arrestimi i tij për transaksionin e paligjshëm, ka rikthyer edhe njëherë ne qendër te vëmendjes çështjen e kontrollit dhe mbikëqyrjes se veprimeve bankare.