Vilanovës i rishfaqet tumori, trajneri jep dorëheqjen nga Barcelona
Tito Vilanova nuk do të jetë më trajneri i Barcelonës, pas dorëheqjes së parevokueshme këtë të premte.
Tumori i tij është rishfaqur dhe Vilanovës i duhet të shkëputet sërisht, për tiu përkushtuar një trajtimi më agresiv ndaj sëmundjes dhe për këtë arsye ai nuk do të jetë më në gjendje që të ushtrojë funksionet në krye të skuadrës.
Arsyet e forta shëndetësore e kanë detyruar sërish Tito-n ti largohet skuadrës së tij.
Lajmin e dhanë mediat spanjolle sot pasdite. Trajneri i kampionëve të Spanjës në fuqi në sezonin e kaluar u detyrua të qëndronte disa muaj larg ekipit për shkak të një tumori në gjendrat limfotike.
Dorëheqja e tij iu prezantua Barcelonës mëngjesin e së premtes dhe në një konferencë për shtyp, në orën 20:30, presidenti Sandro Rosell do të flasë për të dhëna të tjera.
Ndërkohë që trajneri i ri i Barcelonës është emëruar Joan Francesc Ferrer Rubi, që vjen nga skuadra e Gironës, në Kategorinë e Tretë Spanjolle.