E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, arrestohet një italian, i shpallur në kërkim për vrasje

DURRES – Policia e Durrësit arrestoi mbrëmjen e sotme një shtetas italian, i cili rezulton të jetë në kërkim ndërkombëtar për vrasje. Mësohet se Vincenzo Mango u arrestua në Portin e Durrësit, në përpjekje për tu futur në territorin shqiptar.

Burime nga policia bëjnë të ditur se Mango është dënuar në Itali me 18 vjet burg për vrasje.

Për detaje të tjera rreth këtij arrestimi, Policia e Shtetit pritet të dalë pas pak në një konferencë për mediat.

(vijon)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›