E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presioni per varret greke

Kur Jorgos Surlas, zevendeskryetari i Parlamentit grek deklaroi te henen ne mediat greke se ratifikimi i Marreveshjes se Stabilizim-Asociimit me Shqiperine do te bllokohet ne rast se nuk gjendet nje zgjidhje e shpejte per varret e ushtareve greke te rene ne Shqiperi, zoti Surlas duket se nuk shprehte nje qendrim zyrtar.

Te pakten kete pohojne burime te mireinformuara diplomatike shqiptare per Top Channel, te cilat gjithashtu pohojne se arsyet qe shtyne zevendeskryetarin e Parlamentit grek te beje kete deklarate, kane lidhje, te pakten heperhe, me ceshtje te politikes se brendshme greke.

Ceshtje qe shkojne qe nga presioni grevist ndaj qeverise Karamanlis dhe perfitimet ne kapital politik qe mund te vijne nga kjo, e deri te pozicioni brenda partise i klanit Micotakis: Pra Kyriakos Mitsotakis dhe Dora Bakojanis, te dy deputete te Demokracise se Re, por edhe vella e moter, si femije te Kostandin Micotakis, kryeminister nga viti 1990 deri me 1993.

Por deri me tani, ministrja pragmatiste e Puneve te Jashtme, Dora Bakojanis ka perkrahur vazhdimisht raporte detante me Shqiperine, pa hezituar asnje moment te shprehet zyrtarisht pro kandidatures se Shqiperise per ne NATO dhe ne Bashkimin Europian.

Urat e komunikimit me palen shqiptare sigurisht vazhdojne te ekzistojne per ceshtjen ne fjale. Por cili eshte qendrimi i pales shqiptare? Zyrtarisht pala shqiptare i qendron marreveshjes per varret greke, por burime diplomatike shqiptare konfirmojne se Shqiperia ka linjen e saj te kuqe, qe nuk ka ndermend ta kaperceje.

Qendrimi eshte parimor: Qeveria shqiptare pranon se si respekt per te renet, ushtaret greke meritojne te kene varrezat e tyre. Por qerveria shqiptare, per shembull, nuk do te pranonte varreza ushtarsh greke ne Korce apo ne bregdet, te cilat per opinionin e brendshem shqiptar, teper te ndjeshem ndaj ceshtjeve kombetare, do te shiheshin si shprehje te nje ekspansionizmi helen.

Burimet pohojne gjithashtu nje presion te madh vitet e shkuara ndaj pales shqiptare, por ky presion kohet e fundit ka rene. Ndaj qeveria shqiptare, krejt duke mbetur ne kontakt si me palen greke, por edhe me Shtetet e Bashkuara dhe vendet kryesore te Bashkimit Europian, eshte e vendosur qe t'i gjeje nje zgjidhje kesaj ceshtjeje delikate, por pa leshuar ne qendrimin e saj.

Burimet shqiptare i druhen ne ditet ne vijim nje perkrahjeje qe mund t'i vije krahut radikal te deputeteve greke nga vete zonja Bakojanis. Por po keto burime thone se ne rast se intrasigjensa ne politiken greke do te fitonte edhe njehere mbi pragmatizimin, nga kjo do te dilte me e humbur Greqia sesa Shqiperia.

Duke pare marredheniet e Greqise me Maqedonine per shkak te emrit, Greqia nuk mund t'i lejoje vetes nje tensionim ne marredheniet me Shqieprine, aq me pak kur vullneti i pales shqiptare per t'i dhene zgjidhje problemit te varreve greke eshte konfirmuar nga drejtuesit me te larte te shtetit shqiptar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›