Juve rekuperon Trezege, Murinjo pret Shnajderin
TORINO- Juventusi ka rekuperuar David Trezege për super ndeshjen e së shtunës kundër Interit, ndërkohë që mungesa e madhe duket se do të jetë braziliani Felipe Melo. Francezi duket e ka kaluar dëmtimin në prag të këtij takimi tepër të rëndësishëm, duke marrë pjesë edhe në ndeshjen e kontrollit të zhvilluar paradite në Torino. Trajneri Çiro Ferrara është në dyshim nëse do të zgjedhë atë apo Amaurin për këtë sfidë. Ndërkohë, një lajm i mirë për trajnerin bardhezi është edhe prezenca e sigurt në fushë e Xhorxhio Kielinit. Mbrojtësi i qendrës bëri një operacion në hundë pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen me Kaljarin, por tashmë ka kaluar çdo problem dhe do të jetë nga minuta e parë kundër zikaltërve. Mjekët ndërkaq janë duke punuar që të jetë i gatshëm edhe Fabio Groso, që vuan nga një problem në gju. Mungesa e vetme e sigurt për bardhezinjtë është ajo e Vinçenco Iakuintës, që ka bërë një operacion në menisk.
Në krahun tjetër, trajneri i Interit Hoze Murinjo shpreson të rekuperojë Uesli Shnajder. Holandezi nuk ka luajtur në ndeshjet e fundit për shkak të një dëmtimi të pësuar në ndeshjen Itali-Holandë, por në kampin zikaltër besojnë se ai do të jetë i gatshëm të paktën në pankinë. Ashtu si Juventusi, edhe Interi ka preferuar të punojë larg mediave, në heshtje shtypi gjatë kësaj jave. Pas fitores me Fiorentinën ditën e dielë, zikaltërit janë tashmë 8 pikë larg bardhezinjve dhe 7 nga vendi i dytë që mbahet nga Milani. Për Interin dy takimet e radhës janë nga më të rëndësishmet e sezonit, pasi përveç Juventusit, kampionët e Italisë do të ndeshen me Rubin Kazanin në Champions League.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)