E Diel, 1 Nëntor 2026

KLD zgjedh 5 kryetarët e fundit të gjykatave

 

Dritan Hallunaj i zë vendin Sandër Simonit. Merr fund procesi i zgjedhjes së kryegjyqtarëve

TIRANË- Këshilli i Lartë i Drejtësisë mbylli dje procesin e zgjedhjes së 21 kryetarëve të gjykatave të Shkallës së Parë dhe të Apelit në vend. Sipas njoftimit zyrtar të lëshuar nga zyra e shtypit të KLD-së, mësohet se emërimi i pesë gjyqtarëve të fundit, të zgjedhur në krye të Gjykatës së Rrethit Vlorë, Sarandë, Dibër dhe të dy gjykatave të Krimeve të Rënda i ka dhënë fund këtij procesi që u zhvillua në mënyrë krejt të re. Në fjalën e hapjes, Presidenti Bamir Topi deklaroi para anëtarëve të Këshillit se “reforma në drejtësi, është sa reformim i të drejtës së shkruar, aq edhe i kapaciteteve njerëzore që e zbatojnë atë, ndaj për një shtet demokratik është dhe mbetet prioritet përzgjedhja e më të mirëve në ngritjen e imazhit të së drejtës”. Gjatë dhe pas prezantimit të programeve të kandidatëve për kryetarë gjykatash nuk munguan edhe pyetjet e ndryshme nga anëtarët e Këshillit. Kandidatët shpalosën platformën e tyrenë prani të një auditori të hapur, ku morën pjesë përfaqësues të prokurorive pranë gjykatave, kandidatët e të cilëve ishin në garë për funksionin e tyre, drejtues, avokatë, juristë, përfaqësues të organizmave ndërkombëtare dhe përfaqësues të mediave. Këshilli i Lartë i Drejtësisë përzgjodhiDritan Hallunajn, i cili do të zëvendësojë Sandër Simonin në krye të Gjykatës së Krimeve të Rënda si dhe Gjovalin Përnocën, në krye të Apelit të Krimeve të Rënda. Mes katër kandidatëve për kryetar të Gjykatës së Vlorës u përzgjodh Artur Malaj, në krye të Gjykatës së Rrethit Sarandë Alltun Çela dhe në krye të Gjykatës së Rrethit Dibër u emërua gjyqtari Kastriot Selita.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›