Menduh Thaçi përgëzon Berishën për zgjedhjet
“Shqipëria si anëtare e NATO-s dhe vend kandidat për Bashkimin Evropian jo vetëm që plotësoi të gjitha standardet demokratike evropiane, por edhe një herë ju tregoi të gjithë skeptikëve dhe armiqve të Shqipërisë se shqiptarët janë popull me virtyte demokratike, se dinë të kultivojnë demokracinë dhe dinë të organizojnë zgjedhje të lira dhe demokratike”-shkruan Thaçi në telegramin e urimit.
Gjithashtu, Thaçi i ka dërguar një letër kreut të LSI-së, Ilir Meta, për vendimin e marrë për të qenë pjesë e koalicionit të djathtë.
“Më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni të Ju përgëzoj për vendimin tuaj që të bëni koalicion me Partinë Demokratike të z. Berisha. Jam thellë i bindur se vendimi juaj qetëson situatën politike në Shqipëri dhe mbi të gjitha kontribuon për përshpejtimin e integrimit të Shqipërisë në familjen më të madhe evropiane, Unionin Evropian”-shkruan Thaçi në letrën dërguar Metës.