"Mos u merzit shoku i Shabanii, se sharjen prej teje e mësuam.."
Shakaxhiu shume i madh / Ironiku dhe kunjaxhiu / Kur e merzit ndokush / U bëka bishë si ariu… /
Veç ai duhet te shaje / E te shpifë kur i teket / Te permende emra kudo / Të vendose epitetet.. /Të tjerët s'paskan familje /As nder, personalitet / Që t'u bëhet emri shoshe / Nga lideri, dora vetë… /Ka ndonje ide Doktori / Sa njerez në goje ka marrë? / Sa nofka, sa fjale të rënda / Keto vite ka shperndarë?.. /
Pas kaq vitesh e kuptoi / Udheheqesi i "fjales s'lirë"?/ Që kurshpif e ofendon / I shari nuk ndjehet mirë?.. / Mbahu ca shok i Shabanit / Se n'tribuna vetë ke vluar / Zbutu pak o burr'i dheut / Nga ty, sharjen e kan' msuar.. / Askush gojen s'ta ka mbyllur / Shpifjet e tua janë mal / Ndaj prano edhe te tjeret / Ta thonë dhe për ty një fjalë…!