E Diel, 1 Nëntor 2026

Mendimi im për fjalët "shqip", "arbër" dhe "Bardhyl"

Para pak kohësh janë shfaqur disa komente në faqet e Shekulli-Kontakt për etimologjinë e fjalës "Shqiptar".
Pothuajse na është mbushur plotësisht mëndja se emri "shqiptar" është i lidhur në mënyrë të pandashme me emrin e shpendit "shqiponjë". Disa etimologë, qofshin edhe të shquar, sidomos në të kaluarën, kanë bërë interpretime të deformuara, duke mos qenë as këmbëngulës në gjuhësinë e krahasuar. Etimologjikisht fjala shqiptar përbëhet nga rrënja "shqip" dhe prapashtesa "-tar", ndërsa "Shqipëri" formohet me prapashtesën "-ëri". Pra të gjithë ata që flasin "shqip" do të quheshin patjetër "shqiptar", dhe trualli i tyre do të merrte emrin "Shqipëri". Për ilustrim le të kujtojmë sesi midis nesh kur ndonjëri nuk flet dhe aq kthjellët, apo kur na duket sikur murmurit i themi: fol mor "shqip", "shqiptoi" mirë fjalët.
Në rastin e fjalës "shqip" dalin dy variante për të arsyetuar interpretimin e gabuar. Njëri është që, kjo puqje e emrit "shqiponjë" `apo" shqipe" me fjalën "shqip" është thjesht një rastisje që nuk është kuptuar. Varianti tjetër është që vetë shqiptarët duke qëndisur shkabën, simbolin e tyre, në flamur ngjizën në të edhe shpirtin e tyre me cilësitë e pamposhtmërisë e mprehtësisë së tyre, duke i ndërruar emrin nga "shkabë" në "shqiponjë" dhe "shqipe". Por ama, a është "shqiponja" simbol vetëm yni, pra i shqiptarëve? Jo! E kanë mbajtur në emblemat e tyre shumë principata kombe e shtete europiane (siç kanë pasur edhe simbole kafshësh të tjera të fuqishme si luani tigri etj). Natyrisht që, kombe të ndryshme nuk do ta konsideronin veten "bij luanësh", "tigrash" apo "bij shqiponjash".
***
Emrit "arbër' i është bërë një etimologji fonetike e habitshme që bashkon pa asnjë kriter objektiv tingëllimin e rrokjeve që përbëjnë fjalën "ar"- "bër" d.m.th "njeriu që bën arë", "bujku", "fermeri" dhe "Arbëri" paska kuptimin e një "vendi bujqësor ". Me një mendje të tillë ndonjëri do ta bënte etimologjinë efjalës "alban " në formën "Al+ban= alumin ban". Në fakt "Arbër" dhe "Alban" është e njëjta fjalë që ndryshon fonetikisht nga shkëmbimi i tingujve "i" dhe "b" me"r", "ë" me "a", qëështë një fenomen i mirënjohur në shqiptimet kur një fjalë kalon nga epoka në epokë, nga një dialekt te tjetri, apo nga një etni te tjetra. Pra Alban = Arban = Arbër . Etimologjikisht përbëhet nga rrënja "arb" apo "alb" dhe mbaresa 'an" . Përsa i përket kuptimit të fjalës 'arb", respektivisht "Alb", kjo fjalë rrënjë, siç më duket mua, ka kuptimin për diçka të përngjashme me fjalën pellazgjike "ar" ndoshta dhe "ag" që tregon diçka të shndritshme, jo të mugët as të erret, prej nga mund të dalin fjalët "ar" dhe "argjend", që vijnë që nga lashtësia.
***
Po ashtu shumë e nxituar është bërë etimologjia e emrit të mbretit të famshëm të Ilirisë Bardhyl (449 - 356), me ndjenjën e glorifikimit të krerëve tanë të lashtë. Kjo etimologji niset nga premisa e shtrembër se gjoja emri "Ilir" vjen nga "Yll" dhe prandaj edhe një nga mbretërit u quajt "Yll i Bardhë" (Bardhyl). Joshës si interpretim, por larg realitetit.
Emri i këtij mbreti etimologjikisht përbëhet nga rrënja "bardhë" që është një fjalë e pastër shqipe dhe "yl" që është një prapashtesë e vjetër thrako-pelazgjike, që tek rumunët luan edhe sot rolin si nyje shquese, apo edhe zvogëlimi me këmbimin e "y"- së me "u". Ata ne trajtën e shquar fjalën "bulevardi" e thonë "bulevardul". Në ilirisht-shqip tingulli "l" ka rënë dhe ka mbetur "y" që është kthyer ne "i" . Kështu bardhyl është emër që në jug e gjejmë në formën "Bardhul" po që ka kuptimin "Bardhi". Pranë shqipen e sotme "yl" i përgjigjet nyjës shquese "i". Edhe nga ana e veshtrimit te botës reale, askush nuk njeh "yll të bardhë". Eshte njëlloj si të thuash "zjarr i bardhe", "flakë e bardhë". Yjet "xhuxh te bardhe", janë përcaktuarnga astronomët në epokën e teleskopit. Jo se jam gjuhëtar, porngaqë e kuptoj tamam gjuhësinë, s'kam si shpjegoj këtë heshtje të etimologëve të rinj për këto amatorizma në gjuhësi. Nuk duhet të pranohen deformime të tilla në shkencë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›