E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Me rrahe djalin", e vret me thike

Tirane- Vjedhja e disa hekurishteve dhe me pas rrahja e nje te mituri, i ka marre jeten pronarit, i cili po sqaronte situaten. Ngjarja e rende ka ndodhur ne Sauk, Ylli Tafani, eshte qelluar me thike dhe nga plaget ka nderruar jete, brenda pak minutash. Policia tha se autori i ngjarjes eshte Shaban Allaraj, 52-vjec, i cili eshte kapur brenda pak minutash ne periferi te Saukut, teksa tentonte te arratisej nga policia.

Ngjarja

Nje telefonate e mberritur ne sallen operative rreth ores 19:15 minuta, ka njoftuar se ne Sauk te Vjeter, ka ndodhur nje plagosje. Me t'u njoftuar, ne vendin e ngjarjes jane nisur efektivat e policise se Komisariatit nr.1, si dhe inspektore te Seksionit Kunder Krimeve Ndaj Jetes dhe Shendetit. Policia ka bere rrethimin e zones dhe fillimisht eshte identifikuar viktima, i cili ishte pronari i pikes se tregtimit, ku kishte ndodhur ngjarja. Sipas policise, viktima, i cili quhet Ylli Tafani 58 vjec, me banim ne Sauk, ka qene duke qendruar ne biznesin e tij, nje pike grumbullimi hekurishtesh dhe aty ka ardhur Shaban Allaraj, 52-vjec. Menjehere mes tyre ka nisur nje debat i ashper dhe Allaraj ka nxjerre nje thike. Ne konflikt e siper, e ka goditur Tafanin disa here ne pjese te ndryshme te trupit, duke i shkaktuar plage te renda, qe pak minuta me vone i kane marre jeten. Sipas hetimeve te kryera nga policia, dyshohet se shkak i kesaj zenke ka qene rrahja e djalit te autorit, nga ana e viktimes. Mesohet se i biri i autorit, i kishte vjedhur disa hekura viktimes. Pas ketij veprimi, i mituri kishte shkuar serish tek vendi ku kreu vjedhjen, per t'i shitur hekurishtet. I acaruar nga ky fakt, Tafani ka rrahur djalin e autorit Allaraj. Veprimi i kryer ka sjelle edhe reagimin e prinderve. Mesohet se 58-vjecari ka tentuar te sqarohet me Allarajin, por ky i fundit ka nxjerre nje thike qe mbante me vete dhe me pas e ka qelluar disa here, duke i shkaktuar vdekjen.

Hetimet

Sipas burimeve nga policia menjehere pas krimit Allaraj, eshte larguar me nje mjet per ne periferi te Saukut, nderkohe qe eshte vene ne prangat e policise ne tentative per t'u arratisur. Ai eshte sjelle menjehere ne ambientet e Drejtorise se Policise se Tiranes, ku eshte marre ne pyetje nga oficeri i policise gjyqesore, ne lidhje me rrethanat dhe motivin e ketij krimi te rende. Nga ana tjeter, grupi hetimor ka zbuluar nga deshmitaret, se sherri kishte ardhur per arsye banale, pasi biznesmeni kishte rrahur djalin e Shaban Allarajt. Ne keto kushte, policia ka shoqeruar edhe djalin e tij, per te vertetuar keto fakte. Policia ka sekuestruar edhe armen e krimit. Mbi Allarajin, rendon akuza e "vrasjes me dashje".

R.Caushaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›