E Diel, 1 Nëntor 2026

Skandal racist anti-shqiptar, grekët shajnë shqiptarëtNga "Vizion Plus" Forcat speciale greke parakalojne me kore anti-shqiptare ne Athine Nje skandal me permasa te renda ka ndodhur ne Greqi. Forcat Speciale të ushtrisë greke kane fyer rende shq

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Skandal racist anti-shqiptar, grekët shajnë shqiptarëtNga "Vizion Plus"

Forcat speciale greke parakalojne

me kore anti-shqiptare ne Athine

Nje skandal me permasa te renda ka ndodhur ne Greqi. Forcat Speciale të ushtrisë greke kane fyer rende shqiptaret, me thirrje raciste. Ngjarja e rende ka ndodhur ne daten 25 mars gjate festës Kombëtare të Greqisë. Forcat speciale të ushtrisë greke i kanë lëshuar këto thirrje kur po parakalonin para presidencës. “Grek lind, nuk bëhesh kurrë, gjakun tënd do të derdhim, mor derr shqiptar”,- janë thirrjet antishqiptare te leshuara ne parade. Lajmi eshte bere publik nga gazeta e madhe greke “Elefterotipia”, sipas së cilës thirrjet skandaloze erdhën në qendër të Athinës, jo nga ekstremistet, por nga Forcat Speciale te zhytjes. Më tej vijuan dhe frazat për ne shqiptarët dhe për fqinjët e tjerë: “U thonë shkupjanë, u thonë shqiptarë, rrobat e mia do të qep me lëkurën e tyre”. Nuk eshte hera e pare qe forcat e ushtrise greke perfshihen ne nje skandal te tille anti-shqiptar, pasi thirrje te tilla jane publikuar edhe nga gazeta greke “ta Nea” gjate nje stervitje te ushtarakeve greke.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›