E Diel, 1 Nëntor 2026

KLSH akuzon qeverinë: Janë vjedhur mbi 13 miliardë lekë

KLSHKontrolli i Lartë i Shtetit akuzon qeverinë në detyrë se ka vjedhur miliarda lekë, kryesisht me koncesionet. Sipas raportit të fundit të KLSH-së gjatë vitit 2012, institucionet shtetërore i kanë dyfishuar abuzimet me fondet e buxhetit, duke kapur në total shifrën e 13 miliardë lekëve.

Raporti i KLSH

Konstatimi i bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, është pasqyruar në raportin që së shpejti pritet ti dërgohet për miratim parlamentit. Në raport theksohet se audituesit e KLSH-së kanë konstatuar dhe evidentuar parregullsi dhe shkelje financiare, në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, me pasojë dëm ekonomik në shumën totale prej 13, 5 miliardë lekësh.

Dyfishimi i abuzimeve

KLSH thekson se krahasuar me një vit më parë, ku janë raportuar 7 miliardë lekë zbulime me pasojë dëm ekonomik, këtë vit janë zbuluar 6.49 miliardë lekë më shumë ose mbi 92% më shumë. Rritja e abuzimeve dhe shkeljeve me efekt financiar në buxhet ka ndodhur një vit përpara zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare, inkurajuar edhe nga mundësia e ndërrimit të pushtetit.

Detyrimet e pashlyera

Ekspertët e Kontrollit të Lartë të Shtetit kanë konstatuar se pjesa dërrmuese e dëmit ekonomik ka ardhur si pasojë e mos shlyerjes së detyrimeve ndaj dy shoqërive publike Albpetrol dhe KESH, gjë që ka vendosur në vështirësi financiare këto të fundit. Ndërkohë që abuzimet me fondet e buxhetit në fusha të ndryshme vlerësohen në rreth 1.8 miliardë lekë. Në raportin e KLSH-së evidentohen edhe shkelje me koncensionet.

Koncensionet

Sipas raportit, dëmi ekonomik në vlerën e 606 milionë lekëve është shkaktuar si pasojë e mos ushtrimit të penaliteteve për shkeljet e kushteve të kontratave koncesionare nga 24 koncensionarë dhe mosndjekjen e procedurave ligjore për arkëtimin e dëmit të tyre ekonomik. Ndërkohë mazhoranca e re ka deklaruar se do të rishikojë të gjitha kontratat koncensionare që janë me shkelje

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›