KLSH dërgon në Prokurori Ylli Pangon: Dëm ekonomik 10 mln lekë
TIRANË- Ish-ministri i Kulturës Ylli Pango, duket se do të jetë edhe një herë tjetër në vëmendjen e prokurorisë. Kësaj here është Kontrolli i Lartë i Shtetit që e ka dërguar Pangon për ndjekje penale në organin e akuzës, për shkak të shkeljeve të shumta të konstatuara në Agjencinë e Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit, institucionin që ai drejton aktualisht. Sipas KLSH-së, Pango i ka shkaktuar arkës së shtetit një dëm prej 10 milionë lekësh (rreth 100 mijë dollarë), ndërkohë që konstaton se Agjencia është keqmenaxhuar nën drejtimin e tij. “Për veprimet e kryera prej tij, me pasojë dëm ekonomik për Buxhetin e Shtetit në vlerën 10,724,000 lekë dhe keqmenaxhim të thellë të Agjencisë, KLSH, bazuar në nenin 281 të Kodit të Procedurës Penale, ka bërë më dt. 31.03.2013 kallëzim penal ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të AKTI, Y. P., për konsumim të veprës penale “Shpërdorim të detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal”, shkruan Kontrolli i Lartë i Shtetit në një deklaratë të djeshme për shtyp.
Dëmi ekonomik
KLSH bën me dije se nga auditimi në 3 projekte në bashkëpunim me subjekte private, nga 50 të miratuara gjithsej (prej të cilave, 4 me subjekte private dhe të tjerat me institucione publike), u zbuluan parregullsi dhe shkelje të ligjshmërisë, me pasojë dëm ekonomik për buxhetin e shtetit në vlerën 10,724 mijë lekë. Për projektin “Model Kodi i prodhuesve të ujit”, vlera e dëmit të konstatuar nga inspektorët e KLSH është 8,015,000 lekë. Për projektin “Studimi kombëtar mbi delinkuencën”, vlera e dëmit rezulton 1,613,000 lekë, ndërsa për projektin “Modeli parashikues për sezonin polenik të disa bimëve alergjizuese”, vlera e dëmit të konstatuar është 1,098,000 lekë. Po ashtu KLSH ka konstatuar parregullsi dhe mungesë të dokumentacionit justifikues në shpenzimet e kryera në valutë për udhëtime e dieta jashtë vendit, si: shkresa për përballimin e shpenzimeve pa numër protokolli dhe pa datë, mungesë të ftesave dhe programit, të dokumenteve informuese mbi axhendën dhe rezultatet e shërbimeve zyrtare të kryera etj.
(e.m/BalkanWeb)