BE-ja pajton Jahjagen me Nikoliçin, imazhet e presidentëve në Zagreb
Zagreb- Integrimi evropian i bashkon të gjithë! Të paktën është ky mesazhi që përcjell kjo fotografi e marrë në ceremoninë zyrtare në Zagreb, me rastin e pranimit të Kroacisë në Bashkimin Evropian.
Presidentja e Kosovës Atifite Jahjaga dhe Kryemisnitri i Kosovës Hashim Thaçi janë parë në shoqërinë e Presidentit serb Tomislav Nikoliç gjatë festës së organizuar në Zagreb.
Raportohet se më herët zoti Nikoliç i është shmangur afërsisë me Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.
Imazhet janë publikuar nga mediat kroate, sakaq në krah të tyre duket edhe presidenti shqiptar, Bujar Nishani.