KLSH: Shkelje në Bashkinë e Durrësit, kallëzim penal për 2 zv/kryetarë e 9 punonjës
TIRANE - Kontrolli i Lartë i Shtetit konstaton shkelje në Bashkinë e Durrësit dhe kallëzon në prokurori dy zv/kryetarë të Bashkisë Durrës, dhe 9 punonjës të këtij institucioni. Sipas KLSH-së, gjatë auditimit në Bashkinë e Durrësit janë konstatuar shkelje në zbatimin e procedurave të prokurimit në rikonstruksionin e Bulevardit kryesor “Dyrrah”, zhvilluar në vitin 2011, dhe prokurimin “Gjelbërimi në qytet”, zhvilluar në vitin 2012. Sipas KLSH-së, dëmi ekonomik i shkaktuar nga këto shkelje është 19,327,868 lekë në rikonstruksionin e Bulevardit dhe 7,084,896 lekë në gjelbërimin e qytetit.
“Në të dyja prokurimet, shkeljen kryesore e përbën fakti që Komisioni i Vlerësimit të Ofertave ka skualifikuar operatorët ekonomikë (OE) me ofertë më të ulët dhe ka kualifikuar padrejtësisht OE me vlerë më të lartë, duke i shkaktuar dëm të konsiderueshëm ekonomik Bashkisë.”- thuhet në njoftimin e KLSH-së.
“Për të gjitha shkeljet e konstatuara në prokurimin për “ Gjelbërimi në qytet”, me dëm ekonomik në vlerën 7,084,896 lekë, mbajnë përgjegjësi A. Ç., Zv/Kryetar i Bashkisë, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, si dhe E. K. dhe K. T., në cilësinë e anëtarëve të Komisionit, të cilët gjatë përmbushjes së detyrës së tyre funksionale, kanë kualifikuar padrejtësisht operatorët ekonomikë, veprime këto të cilat, referuar përmbajtjes së dispozitës penale, neni 258 i Kodit Penal, mbartin elementët e veprës penale te “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”- bën të ditur KLSH.
Po kështu, KLSH ka kryer kallëzim penal për Grupin e ngritur për “Kolaudimin dhe marrjen në dorëzim”, pasi nuk ka zbatuar e plotësuar procedurat ligjore në përmbushje të kritereve teknike të vendosura në kontratën e furnizimit me palma, sipas specifikimeve teknike të kërkuara nga autoriteti kontraktor në tenderin me objekt “Gjelbërimi në qytet”, duke i shkaktuar dëm ekonomik Bashkisë në vlerën 21,960,000 lekë. Për këtë mbajnë përgjegjësi z. E.L, V.Sh., S.Gj. dhe A.Gj, anëtarë të Grupit të Kolaudimit. Përsa më sipër, për të gjithë këta drejtues e punonjës, në të trija këto raste, KLSH ka kryer kallëzim penal në Prokurori.
Gjithashtu, nga auditimi, KLSH bën të ditur se ka konstatuar shkelje të akteve ligjore në fuqi për llogaritjen dhe arkëtimin e taksave vendore, duke i shkaktuar të ardhura të munguara Buxhetit të Bashkisë në vlerën 110,952,000 lekë.
(er.nu/BalkanWeb)