Rikardo Kaka, i destinuar të qëndrojë në Madrid
MADRID - Të fitosh “Topin e Artë” dhe në pak vite mos jesh as në 10 futbollistët më të mirë të Botës, kjo i ka ndodhur Rikardo Kakasë, i cili edhe pse në nivele të mira sportive, ka mbetur në hije. Rikardo Kaka është kthyer në një mallkim për Realin e Madridit. Sipas së përditshmes sportive “El Mundo Deportivo”, ish “Topi i Artë” konsiderohet si blerja më e dështuar gjatë drejtimit të presidentit Florentino Perez, i cili prej vitesh kërkon ta shesë. Në fakt, kjo edhe për teka të trajnerit të Realit, Zhoze Murinjo, i cili nuk e ka preferuar shumë, duke e lënë në stol. Braziliani u transferua më 2009-ën në Madrid nga Milani për 65 milionë euro.
31-vjeçari ka edhe 2 vjet kontratë dhe merr një pagë prej 9 milionë eurosh në sezon. Tashmë asnjë në skuadër nuk beson më tek ai, edhe trajneri i ri Karlo Ançeloti, po sipas gazetës “El Mundo Deportivo”, nuk do ta kundërshtonte largimin e Kakasë gjatë merkatos.
Paga e lartë e tij dhe emri që ka Kaka, bën që shumë klube të heqin dorë për të marrë shërbimet e tij. Një sezon më parë Milani tentojë ta marrë të paktën në formë huazimi, ndërsa këtë vit as nuk e ka përmendur fare në markato. Të shohim këtë sezon se çfarë do të bëjë Ançeloti, pasi trajneri i ri ia njeh mirë vlerat mesfushorit brazilian.
(er.nu/E.Ilnica/BalkanWeb)