E Diel, 1 Nëntor 2026

Gara për kreun e PD-së, Basha: Përgjegjësia për humbjen, e të gjithëve

GJIROKASTER – Kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me anëtarët e Partisë Demokratike në Gjirokastër, në kuadër të shpalosjes së platformës për kreun e selisë blu. Basha ka bërë një analizë të zgjedhjeve të 23 qershorit, duke u ndalur edhe tek përgjegjësitë, ndërsa është shprehur se angazhimi në këtë forcë politike do të vijojë, edhe pse në opozitë, me mbrojtjen e administratës deri në denoncime publike dhe masa ligjore.

“Kjo analizë duhet të na përfshijë të gjithë ne. Bashkëpërgjegjës jemi të gjithë. Por kjo analizë nuk mund dhe nuk duhet të kthehet as në një farsë, as në heqje përgjegjësie, as në shpifje imagjinare, as në përpjekje për të ngritur kulisa apo goditur njerëz dhe grupe , apo për të krijuar grupe. Ky do të jetë një proces i ftohtë, gjithëpërfshirës dhe transparent. Dhe unë angazhohen që në përputhje me vendimin e kryesisë, këtë analizë ta kryejmë në të gjithë territorin e vendit, në çdo degë, çdo seksion të PD-së, pas përmbylljes së procesit që kemi përpara. Unë ndodhem këtu pikërisht prej këtij sensi, pa asnjë ambicie personale, pa asnjë dëshirë apo urim që kjo ditë të kishte ardhur. Por me sensin e përgjegjësisë për t’i ofruar PD-së gjithçka kam duke kandiduar për lidershipin e saj.”- deklaroi Basha.

Ndërkaq, Basha ka lëshuar akuza ndaj kreut të PS-së Edi Rama, duke e cilësuar mazhorancën fituese në zgjedhjet e 23 qershorit një koalicion jopërfaqësues të shumicës së shqiptarëve.

(er.nu/news24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Gara për kreun e PD-së, Basha: Përgjegjësia për humbjen, e të gjithëve

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›