KLSH konstaton shkelje në buxhetin e Bashkisë Kamez
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar abuzime në Bashkinë Kamëz. Gjatë kontrollit që ka përfshirë vitet 2005-2008 KLSH ka evidentuar se Bashkia e Kamzës në kundërshtim me ligjin, ka dhënë subvencione për një subjekt privat në shumën 57. 9 milionë lekë.
TIRANE- Kontrolli i Lartë i Shtetit konstaton abuzime në Bashkinë e Kamzës, periudha e kontrollit ka përfshirë vitet 2005-2008. KLSH-ja njofton se në Bashkinë Kamëz ne kundërshtim me legjislacionin në fuqi me vendim të këshillit bashkiak janë miratuar subvencione për një subjekt privat ne shumën 57.9 milion lekë për vitet 2006 dhe 2007 duke cenuar rëndë buxhetin e Bashkisë.
Ndërkohë shkelje janë gjetur edhe në shpërblimin e punonjësve si dhe veprimeve përsa i përket tenderit për ndërtim ujësjellësi në Bathore me një dëm të shkaktuar prej 14 milion lekësh. Shkelje nga kontrolli i KLSH-së në Bashkinë Kamëz janë konstatuar edhe në fushën e urbanistikës. Në këto kushte Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kërkuar shlyerje të dëmit të shkaktuar në masën 100 për qind dhe ka rekomanduar 50 detyra të ndryshme për zbatim. KLSH-ja ka ushtruar kontroll edhe në Bashkinë e Peshkopisë edhe të Shëngjinit ku gjithashtu ka evidentuar shkelje me dëm financiar për buxhetin. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kërkuar ç’dëmtimin 100 për qind të këtij dëmi dhe ka rekomanduar gjithsej 18 masa disiplinore. (a.r/news24/balkanweb)