E Diel, 1 Nëntor 2026

AK: Tregu i karburanteve, oligopol çmimesh

Autoriteti i Konkurrencës konstaton abuzime në tregun e karburanteve. Në përfundim të hetimit, ky institucion ka vërejtur se grosistët bashkëpunojnë me tregtarët e pakicës për të fiksuar çmime të larta, të cilat rëndojnë mbi qytetarët. 

TIRANE- Autoriteti i Konkurrencës konstaton abuzime në tregun e karburanteve, ky institucion ka njoftuar se ka përfunduar hetimin e thelluar në këtë treg dhe në datë 26 dhjetor do të zhvilloj seancën e hapur dëgjimore me operatorët privat dhe aktorët e tjerë të këtij tregu.
Autoriteti i Konkurrencës nuk bën publike detajet e këtij raporti lidhur me shkeljet e konstatuara, por paraprakisht njofton se në tregun e karburanteve vihen re kufizime të konkurrencës në treg, si pasojë e sjelljes së koordinuar mes ndërmarrjeve kryesore që kanë fuqi të ndjeshme në tregun e shumicës dhe ndërmarrjeve të integruara vertikalisht në tregun e shitjes me pakicë. Kjo do të thotë se importuesit e tregut të karburanteve bashkëpunojnë me tregtarët e pakicës për te fiksuar çmime të larta, të cilat rëndojnë mbi qytetarët. Autoriteti i Konkurrencës njofton se pas përfundimit të seancës dëgjimore me subjektet nën hetim, të cilët do të japin argumentet e tyre, komisioni i konkurrencës do të marrë edhe vendimet përkatëse. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›