E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kodi Zgjedhor, LSI dërgon amendamentet

Lëvizja Socialiste për integrim ka propozuar disa amendamente për ndryshim në draftin e Kodit të Ri Zgjedhor, i cili pritet të kalojë për rishqyrtim së shpejti në Kuvend, pas refuzimit të bërë nga Presidenti i Republikës.
AMENDAMENTET E LSI-së  

TIRANE- Lëvizja Socialiste për Integrim ka propozuar disa amendamente lidhur me Kodin e Ri zgjedhor, i cili është rikthyer për diskutim në parlament nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë. Ata kanë kërkuar me çdo kusht pjesëmarrjen e partive të vogla në komisionet zgjedhore.

Disa ditë më parë kryeministri i vendit, Sali Berisha tha se është i gatshëm të pranojë çdo zgjidhje nga dialogu që do të bëhet për Kodin Zgjedhor. “Dialogu mes Ramës e Metës do të ishte zgjidhja më e mirë dhe unë do të pranoja çdo rezultat”- tha Berisha gjatë mbledhjes së qeverisë.
Ndërkohë, kreu i LSI-së, Ilir Meta në një letër drejtuar kreut të selisë rozë, Edi Rama, i kërkoi dialog për Kodin Zgjedhor pas kthimit për rishqyrtim në parlament nga presidenti Bamir Topi.

(O.Zh/ BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›