Dashuronin të njëjtën vajzë, plagos moshatarin
16/12/2008 Arrestohet 17-vjeçari
SHKODER - Dashuria për të njëjtën vajzë është bërë shkak i një zënke mes dy gjimnazistëve në qytetin e Shkodrës, ngjarje kjo që përfundoi me plagosjen e njërit prej tyre. Sipas burimeve policore, ngjarja ka ndodhur rreth 50 metra afër shkollës së mesme të gjuhëve të huaja, rreth orës 13:30 të ditës së djeshme, menjëherë sapo kishte mbaruar mësimi. Dy nxënësit e kësaj shkolle, përkatësisht Ermal Hebaj, 18 vjeç, nga Malësia e Madhe, dhe Blerim Mustafa, 17 vjeç, nga Shkodra, kanë filluar të debatojnë me fjalë fyese ndaj njëri-tjetrit. Sipas policisë, informacioni i marrë nga dëshmitarët okularë ka nxjerrë se shkak i këtij debati është bërë një vajzë e shkollës, me të cilën kishin rënë në dashuri dy gjimnazistët. Pas debateve, dy nxënësit kanë filluar të përballen fizikisht me njëri-tjetrin. Në çastin kur kalimtarët janë munduar të ndërhyjnë për t’i ndarë, shtetasi Mustafa ka nxjerrë një thikë të vogël dhe ia ka ngulur në krah shtetasit Hebaj. Autori është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, por ndërkohë forcat e policisë, të mbërritura me shpejtësi në vendngjarje, kanë dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës nxënësin e plagosur, ku ka marrë dhe mjekimin përkatës. Më pas blutë kanë arrestuar dhe shtetasin Mustafaj.