E Shtunë, 31 Tetor 2026

KLSH për interkoneksionin, Leskaj: Kemi dërguar ekip pranë OST

Kontrolli i Lartë i Shtetit po heton çështjen e ndërtimit të linjës së Interkoneksionit Shqipëri-Kosovë.

Kjo u bë e ditur gjatë një marrëveshje që KLSH nënshkroi me shoqëritë civile për bashkëpunim në shkëmbimin e informacioneve dhe ekspertëve për të luftuar korrupsionin.

Kryetari i këtij institucioni, Bujar Leskaj, u shpreh se një ekip ndodhet aktualisht në OST, ku po hetohen procedurat e ndjekura.
 

Ndërtimi Linjës së interkoneksionit Shqipëri -Kosovë ka shkaktuar një sërë debatesh kohët e fundit mes qeverisë dhe opozitës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›