E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plan trepikësh për të ndalur zgjedhjet serbe në Kosovë

PRISHTINË - Ministri kosovar i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi i ka bërë thirrje KFOR-it dhe EULEX-it që të përmbushin obligimet e tyre dhe të mos lejojnë që nga rrugët alternative të futen në Kosovë politikanë serbë.

Për sa i përket mbajtës se zgjedhjeve serbe në Kosovë, Rexhepi ka përsëritur se ekziston një plan tre pikësh për t’i parandaluar ato.

Ministri i Brendshëm ka folur edhe për arrestimet që ka bërë Serbia, duke thënë se edhe njësitet speciale të policisë së Kosovës kanë mundur të arrestojnë pjesëtar të MUP-it serb dhe të bëjnë shoë, por, sipas tij, Kosova nuk e udhëheq poetikën e hakmarrjes dhe politikën fëmijërore, që po bën shteti serb.

Këto komente Rexhepi i ka bërë pas takimit me Ministrin e Punëve të Brendshme të Turqisë, Naim Shahin.

(er.nu/koha/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Agim Çeku: Forca, opsion për zgjidhje në veri

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›