E Diel, 1 Nëntor 2026

Koreanët kundër Lady Gaga: Performancat e saj janë porno

SEUL – Sapo mbërriti në Seul, këngëtarja Lady Gaga u përball me polemika të shumta rreth veshjes së saj, por edhe performancave dhe përmbajtjes së këngëve, që dalin shpesh në mbrojtje të komunitetit homoseksual.

Qindra koreanë protestuan sot në Seul, kundër zhvillimit të koncertit të këngëtares, duke i cilësuar si pornografike të gjitha performancat e saj. Objektivi i këtyre protestave ishte anulimi i koncertit, por organizatiorët arritën vetëm një marrëveshje për të kufizuar pjesëmarrjen e të miturve në të.

Lady Gaga nisi sot në Seul etapën e parë të turneut të saj botëror, që pritet të zgjasë disa muaj.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›