E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata,15 vjet burg e 6 milion lekë gjobë për Gjergj Mirashin

Gjykata e Shkallës se Pare per Krime te Renda në Tirane ka shpallur vendimin për të pandehurin Gjergj Mirashi. Me gjyqtarin Gurali Brahimllari si kryesues të cështjes penale ne ngarkim te te pandehurit, gjykata vendosi:
 

1-Deklarimin fajtor te te pandehurit Gjergj Mirash Mirashi, per vepren penale
"Trafikimit te femrave per prostitucion" kryer ne bashkepunim, te parashikuar nga neni 114/b/3i Kodit Penal, dhe denimin e tij me 15 (pesembedhjete) vjet burgim e 6 (gjashte million) lekë gjobë.
 

2-Vuajtja e denimit per te pandehurin Gjergj Mirashi fillon diten e arrestimit te tij per llogari te ketij procedimi penal dhe duhet te vuhet ne nje burg te sigurise se zakonshme.
 

3-Kunder ketij vendimi lejohet e drejta e ankimit brenda 10 diteve nga e nesermja e shpalljes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›