KMDLNJ Personat me aftesi te kufizuar nuk gezojne te drejta

Prishtine 21 shtator NOA - Te drejtat e njeriut per persona me aftesi te kufizuar shkelen ne menyre te vazhdueshme ne Kosove. Dhe nese e bejme nje analize qofte edhe siperfaqesore atehere do ta shohim se te gjitha nenet e cituara me lart te Deklarates Universale shkelen ne raport me statusin e personave me aftesi te kufizuar.
Keshtu pohon Keshilli i Mbrojtjes se te Drejtave dhe Lirive te Njeriut ne nje deklarate te tij duke sqaruar sesi personatme aftesi te kufizuar e kane lirine e levizjes te kufizuar dhe ne jo pak raste edhe te pamundur.
Kjo dukuri verehet sidomos ne ndertesat publike prandaj kane probleme te konsiderueshme te sigurojne qasje te papenguar.
Ne asnje rruge te Kosoves nuk ka shtegpjese e rruges te vecante ne te cilin PAK do te leviznin lirisht dhe ku nuk do te rrezikoheshin nga automjetet. Gjithashtu edhe ne vendkalimet nuk ekzistojne semafore qe do te rregullonin kalimin e papengueshem dhe te sigurt te rruges per PAK citon deklarata.
Duke shtuar se mungojne politikat qeveritare qe do te krijonin vende te reja te punes per PAK ndersa ne sektorin privat numri i te punesuarve nga radhet e PAK eshte i vogel. Por edhe ne vendimmarrje numri i personave me aftesi te kufizuar eshte jashtezakonisht i vogel citojne drejtuesit e Keshillit te Mbrojtjes se te Drejtave dhe Lirive te Njeriut ne Kosove.
Si perfundim ata shtojne se personat me aftesi te kufizuar nuk kane nevoje per meshiren e shoqerise e cila mbeshtetet ekskluzivisht ne paragjykime por kane nevoje per perkrahje te institucioneve te Kosoves te cilat duhet ti permbushin detyrimet kushtetuese ndaj te gjithe qytetareve te Kosoves qe te mos diskriminohen sic po veprohet me PAK. Ndryshimi i vetedijes sone dhe ndergjegjesimi per eliminimin e diskriminimit do te ishte ndihma me e madhe per PAK. Sepse krejt ne fund personat me aftesi te kufizuar kane nevoje qe tu sigurohet nje hapesire ku do ti shpalosin aftesite e tyre dhe ku do te kontribuojne per mireqenien e qytetareve te Kosoves si pjese aktive e saj pa iu nenshtruar diskriminimit dhe paragjykimit pohon Bexhet Shala drejtor ekzekutiv i KMDLNJ.
n.e/NOA