E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëshmitë e 2002-09 të ”Grupit të Llapit” trajtohen si të lexuara

Në shqyrtimin e sotëm kryesor ndaj Latif Gashit, Rrustem Mustafës dhe Nazif Mehmetit, të njohur si ”Grupi i Llapit”, sot u arrit marrëveshje në mes prokurorit të çështjes, Charles Hardaway, dhe palës mbrojtëse që dëshmitë e 12 dëshmitarëve, të cilët kanë dhënë deklaratat e tyre gjatë viteve 2002-2009, të trajtohen si të lexuara .

Ndërkaq dëshmitari numër 4 nesër do të paraqitet para trupit gjykues. Gjykatësi i EULEX-it, Jonatan Carroll, tha se ai ka lëshuar një urdhër që ky dëshmitarë të sillet nesër në seancë gjyqësore.

Ndërkaq nga data 13 maj e këtij muaji prokuroria dhe mbrojtja do t’i paraqesin fjalët përfundimtare. Gjithashtu në seancën e sotme trupi gjykues dhe prokuroria dëshminë numër 49, Ditarin e luftës së Latif Gashit, e paraqitën si të humbur.

Të tre të akuzuarit, sipas aktakuzës nga prokuroria speciale, akuzohen se kanë kryer veprën penale të krimeve kundër popullatës civile gjatë luftës në Kosovë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›