Akuzojnë për diskriminim

Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Transportit, ka qenë sërish cak i akuzave nga opozita. Kësaj radhe, partia më e zhurmshme opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, akuzoi ashpër Qeverinë e Kosovës se po investon në ato komuna ku edhe e ka pushtetin.
Këto akuza të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë ardhur pas miratimit përfundimtar të Buxhetit të Konsoliduar të Kosovës nga Kuvendi. Deputetët e AAK-së në shenjë revolte kanë braktisur votimin me arsyetimin se Qeveria po diskriminon komunat të cilat nuk udhëhiqen nga PDK-ja.
Avni Arifi, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në konferencë për media tha se Ministria e Transportit nuk po ndan mjete për projektet në investimet e rrugëve lokale në ato komuna ku udhëheq AAK-ja dhe LDK-ja.
“I tërë buxheti i investimeve në Gjakovë, Pejë, Deçan, Junik dhe Therandë është 30-përqindëshi i investimeve të parapara vetëm për Skenderaj”, ka thënë Arifi.
Sipas tij, pesë komunat e udhëhequra nga AAK-ja, siç është Gjakova, Peja, Theranda, Deçani dhe Juniku, kanë marrë investime nga MTPT-ja prej 2,221,520 euro, kurse për pesë komunat ku udhëheq PDK-ja, si Prizreni, Skenderaj, Drenasi, Klina dhe Ferizaj, janë ndarë gjithsej 25.049.069 euro.
“Komunat e Kosovës që udhëhiqen nga AAK’ja do të kenë vetëm 0.9 për qind të buxhetit që gëzojnë pesë komunat e lartpërmendura të udhëhequra nga PDK-ja”, pohoi Arifi.
Kjo parti, gjithashtu, nuk ka harruar t’ia kujtojë Ministrisë së Transportit se kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, sa u përket rrugëve lokale ka të njëjtin fat sikurse komunat e udhëhequra nga AAK-ja. Me një përjashtim se diku rreth 300 mijë euro do të investohen në Llaplasellë.
Ndërkaq, për komunën e Therandës, Arifi ka thënë se investimet aty janë planifikuar para se të dihej kush do ta udhëheqë Therandën, përndryshe, thotë ai, me këtë logjikë edhe kjo komunë do të përjetonte fatin e Pejës apo Deçanit.
“Ministria e Transportit në buxhetin e saj për vitin 2010, ka paraparë investime të pabalancuara dhe të turpshme”, ka thënë Arifi.
Në anën tjetër, menjëherë pas këtyre akuzave ka reaguar Ministria e Transportit dhe Post-Telekomunikacionit. Drejtuesit e saj i mohuan akuzat e AAK-së, duke thënë se kjo ministri investon në të gjithë territorin e vendit, pa dallim të udhëheqjes partiake.