KMLDNJ Nderprerjet kolektive te energjise shkelin te drejtat e njeriut

Prishtine 22 dhjetor NOA - Me gjithe paralajmerimet nga ana e Komitetit per Mbrojtjen e te Drejtave dhe Lirive te Njeriut Koorporata Elektro-energjetike e Kosoves KEK ka vazhduar me fushaten e nderprerjeve kolektive te energjise elektrike ne lagjet dhe vendbanimet ne tere territorin e Kosoves.
KMDLNJ edhe njehere terheq vemendjen qe nje fushate e tille eshte ne kundershtim te plote me standardet ligjore te aplikueshme ne Kosove. Gjithashtu kjo fushate bie ndesh me te drejtat themelore te njeriut thuhet ne njoftimin perkates te KMDLNJ-se.
Duke shtuar se Koorporata Elektro-energjetike e Kosoves duhet te gjeje menyre qe te mos i denoje paguesit e rregullt dhe kategorite e perfshira ne asistence sociale dhe kategorite tjera te liruara sipas ligjeve ne fuqi.
Ne te kunderten kjo korporate munde te shnderrohet nga paditese ne te paditur. parashtron KMDLNJ.
Ne fund ajo kerkon nga KEK te shfrytezoje rrugen ligjore te denoncimeve dhe po ashtu kerkojme nga gjykatat te jene me efikase qe trajtimin e rasteve te paraqitura nga KEK. Kjo do te ndihmonte qe te mos denoheshin konsumatoret qe kryejne detyrimet financiare ndaj KEK.
n.e/NOA