E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDK s’pranon kushte

Fatmir Limaj thotë se partia e tij nuk do të pranojë kushtëzime kur të bisedohet për krijimin e Qeverisë re. Në këtë mënyrë, ai i dha përgjigje zëvendëspresidentes së AKR’së, Mimoza Kusari-Lila, e cila pohoi se nuk do të pranojë të hyjë në një Qeveri me të. Nënkryetari i PDK’së e cilësoi atë si të katapultuar në politikë dhe ia kujtoi se ka fituar vota sa krejt AKR’ja. Nga Shpend Limoni më 22 dhjetor 2010 në ora 07:54

Fatmir Limaj dërgoi një porosi të martën. Ai tha se partia e tij nuk do të pranojë kurrfarë kushtëzimesh në bisedimet për krijimin e Qeverisë së re. Në këtë mënyrë, Nënkryetari i PDK’së i dha përgjigje Zëvendëspresidentes së AKR’së, Mimoza Kusari-Lila.

Ajo deklaroi një ditë më parë se nuk do të pranojë të jetë pjesë e një qeverie, në të cilën do të ishte edhe Limaj, ministër aktual i Transportit dhe Postë Telekomunikacionit, i cili është duke u hetuar nga EULEX’i.

“Unë personalisht nuk do të jem në një qeveri, ku do të ishte edhe zoti Limaj. Ne ka kohë që kemi kërkuar dorëheqjen e tij për shkak të hetimeve”, ka thënë Kusari-Lila në një intervistë për KTV.

Limaj, ndërkaq, në një prononcim për Express, porositi Zëvendëspresidenten e AKR’së që të mos merret me PDK’në.

“Së pari, në demokraci vlen vullneti i popullit dhe, së dyti, është një parim në demokraci - jo kushtëzimeve, aq më tepër kur vijnë nga njerëz që kanë probleme me vetë vullnetin e qytetarëve”, ka thënë Limaj.

Sipas tij, gjuha e zyrtares së AKR’së është e papranueshme për Partinë Demokratike të Kosovës.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›