E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rinumerimi i votave mund te mos perfundoje kete vit

Prishtine 22 dhjetor NOA - Ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve kane shfaqur dilemat nese procesi i rinumerimit te votave do te mund te perfundoje brenda ketij viti.

Rinumerimi thuhet se mund te shtyhet per shkak te parregullsive ne procesin e rinumerimit por edhe per shkak te festave te fundvitit.

Nderkohe koordinatori i Qendres se Numerimit dhe Rezultateve Burim Ahmetaj i tha Radios Evropa e Lire se nga gjithsej 760 vendvotime deri me daten 21 dhjetor jane rinumeruar 258.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet ti marre rekomandimet nga Qendra e Numerimit dhe e Rezultateve pasi te kete perfunduar procesi i rinumerimit te te gjitha votave ne 760 vendvotimeve.

Kryetarja e KQZ-se Valdete Daka ka perseritur se varesisht nga raporti i QNR-se mund te kete edhe anulime te vendvotimeve ose votave nese evidentohen parregullsi te medha.

a.k/NOA

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›