Pacolli Raporti i Marty dem i pariparueshem per Kosoven
Lugano Zvicer 22 dhjetor NOA - Behxhet Pacolli kryetar i Aleances Kosova e Re thote se raporti i Dick Marty-t i ka shkaktuar nje dem te pariparueshem Kosoves dhe se reagimi i Prishtines ka qene me shume emocional se sa profesional.
Ai po ashtu thote se nuk ka asgje konkrete per sa i perket koalicionit me Hashim Thacin nderkaq deklaratat e Mimoza Kusarit se AKR nuk hyn ne koalicion me njerez si Fatmir Limaj i cileson qendrime personale te zonjes Kusari.
Ne intervisten e zotit Pacolli per BBC-ne ai flet fillimisht per raportin e Dick Marty-t i cili eshte nga i njejti qytet ku jeton edhe zoti Pacolli..
Dick Marty jeton vetem 700 metra larg shtepise sime ne Lugano dhe une sapo kam ardhur ketu e kam pare se eshte nje ambient krejtesisht tjeter ketu kjo ne raport me Kosoven. Shume njerez qe une i njoh e qe jetojne ketu po na shikojne disi me rezerve.
Mund te them se ky raport ka shkaktuar nje dem jashtezakonisht te madh. Per mua ky eshte nje raport i shemtuar i cili eshte bere me pretendime te caktuara dhe me ndihmen e dikujt.
A keni pasur rast ta takonit personalisht Dick Marty-n
Une Dick Marty-n e njoh shume mire. E njoh qe nga vitet 80-a. Ai ne Zvicer me se paku njihet si nje njeri kontraversial.
Me thoni si e vleresoni reagimin e Prishtines Ka pasur vleresime se ka qene nje reagim me shume emocional se sa profesional.
Pajtohem me vleresimin tuaj dhe e keni thene shume drejt. Ka pasur reagime emocionale dhe jo profesionale. Dihet qe sot askush nuk lidhet me emocionet e askujt. Une them se eshte dashur te kishte nje reagim profesional dhe unik dhe jo secili te flase sipas tekave te veta.
Demi eshte shkaktuar dhe ai eshte shume i madh sepse pala serbe kete raport tashme e ka perkthyer pothuaj ne te gjitha gjuhet e mundshme dhe te njejtin e ka shperndare ne te gjitha vendet te cilat akoma nuk e kane njohur Kosoven. Ka munguar zeri i Prishtines ose ky ze nuk ka ardhur me intonacionin dhe intensitetin e duhur. Une them se Kosova duhet ta beje nje strategji dhe ti kundervihet ketij raporti ne menyre profesionale.
A mund te me flisni nese ka ndryshuar sadopak perceptimi qytetareve te zakonshem te lagjes suaj atje ne Lugano kjo pas ketij raporti
Me duket qe secili qe po e shoh po me shikon me nje sy tjeter. Kjo nuk eshte per shkak te ndjenjes se fajesise sime por me duhet te them se tashme eshte krijuar nje realitet ku secili qe takon pas pak e hape kete teme dhe thote se ne nuk ju kemi njohur keshtu.
Une po mundohem qe me disa aktivitete me mediat e ketushme dhe me disa konferenca shtypi duke thene se Dick Marty ka publikuar gjera te pavertetuara dhe te pargumentuara ta ndryshoj kete perceptim. Por duket Dick Marty-t po i pelqen te jete para kamerave dhe gazetareve dhe une druaj se ai nuk do te ndalet edhe per kush e di sa kohe.
Zoti Pacolli Prishtina po flet se tashme eshte afer nje koalicion ndermjet jush dhe Hashim Thacit
Une prej kthimit tim ne Kosove e kam nje problem. E kam nje problem me shpirtin tim dhe me realitetin ne Kosove. Une jam njeri konstruktiv dhe nuk i ik takimit me askend. Ne kete kuader e kam takuar edhe kryeministrin ne doreheqje Hashim Thacin dhe jemi pajtuar ne parim per mundesine e nje qeverie te koalicionit. Por asgje me shume. E kemi lene te takohemi pas 9 janarit por nuk kemi biseduar per ndarjen e qeverisjes e as qe kemi pasur me shume se sa nje takim te zakonshem qe eshte realizuar ne nje vend publik.
Po ka pasur nje deklarate te zevendeses suaj zonjes Kusari se partia juaj nuk do te hyje ne koalicion me njerez sic eshte edhe Fatmir Limaj
shte qendrim yni qe ne te kemi koalicion me njerez me duar te pastra. Por ndaj zotit Limaj nuk eshte deshmuar akoma asgje dhe akoma nuk ka ndonje vendim gjyqi. Keshtu qe deklarata e zonjes Kusari ku permendet edhe emri i zotit Limaj eshte qendrim personal i saj dhe jo i partise.
NOA/BCC